Terrorizmi vjen si mungesë e informacionit, thotë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në një program festiv të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në nderim të profetit Muhamed, kryeministri tha se nuk duhet të lejojmë që disa njerëz, duke përdorur emrin e “islamit” të kryejn veprime terroriste.
Rama ka mbajtur një fjalimë të gjatë ku ndër të tjera u shpreh se kohët e fundit bota është prekur nga disa veprime terrorist ndërsa theksoi se tterrorizmi është joshës për errësirën dhe injorancën. Ndaj ai tha se duhet që të çelim dyert për mësimdhënjen e fesë. Rama tha se ne nuk duhet të lejojmë që disa njerzë duke përdorur emrin e islamit të kryejn sulme terroriste.
Programi artistik i quajtur “profeti Muhamed krenaria e njerëzimit”, u organizua për të 11-tin vit rradhasi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe fondacioni arsimor-kulturor SEMA.