Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç gjatë aktiviteteve të organizuara në Davos. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe për ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës.
“Davos – Me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës”, shkruan kryeministri Rama, teksa publikon edhe pamjet nga takimi.
http://www.balkanweb.com/site/rama-takon-presidentin-vucic-folem-per-dialogun-mes-serbise-dhe-kosoves/