Rama shpreh sërish zhgënjimin me BE: Ne jemi si afganët, por të Evropës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama shpreh sërish zhgënjimin me BE: Ne jemi si afganët, por të Evropës

20:10 | 07/10/2021
në Kryesore, Uncategorized
0

“Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës”. Kështu ka thënë kryeministri Edi Rama për Jan Puhl, në një intervistë për gazetën e njohur gjermane ”Der Spiegel”, teksa flet për strehimin e qindra refugjatëve nga Afganistani.

Edhe këtë herë kryeministri ka përsëritur zhgënjimin nga Bashkimi Evropian dhe për faktin që mungesa e Merkelit do të ndihet së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

“Tani ka rreth 1 000 afganë dhe amerikanët po sjellin akoma. Ne mund të marrim deri në 4 000. Këta njerëz ishin përballë talebanëve dhe u shërbyen trupave të NATO-s, për shembull si përkthyes. Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë. Ata do të qëndrojnë derisa të marrin viza për në SHBA. Procedurat do të marrin shumë kohë,” është shprehur Rama.

Read more

Rinia joshet me vende pune –

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

“Fillimisht u futëm nga organizatat joqeveritare për t’u dhënë ndihmën afganëve. Ne thamë menjëherë ”po” sa na u kërkua nga qeveria amerikane. Ata ishin nën presion sepse kishte vetëm disa vende që donin të merrnin refugjatë,” shton ai.

Pse Shqipëria ra dakord? “Ne nuk mund të kishim refuzuar! Kodi i nderit i shqiptarit vjen që nga Mesjeta. Mikpritja luan një rol qendror dhe kjo është e vërtetë edhe sot. ”Shtëpia juaj i përket Zotit dhe mikut”, thotë ky kod nderi. Kjo nuk është vetëm për atë mik që ju ftoni, për të të gjithë ata që ju trokasin në derë. Tradicionalisht për ne e pamundur të refuzosh ndokënd. Kjo është edhe arsyeja pse Shqipëria ishte vendi i vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që kishte më shumë hebrenj se para fillimit të saj.”

Shqipëria synon prej kohësh që të anëtarësohet në BE, por pa shënuar progres në këtë. A jeni të zhgënjyer?

“Nuk jemi të zhgënjyer, por jemi bërë më realistë. Ne e kemi idealizuar BE-në, ne vazhdojmë të jemi një ndër vendet më pro europiane në kontinent. Por, sot e dimë më mirë se si funksionon BE-ja. Ne mësojmë nga Europa si të ndërtojmë një shtet transparent dhe demokratik. Europa zotëron dijen dhe na e siguron këtë. Edhe kjo është një vlerë në vetvete. Anëtarësimi të ndodhë kur të ndodhë. Është krejt e qartë për mua: ne ishim të fundit që hoqëm dorë nga ide e komunizmit dhe do të jemi po të fundit që do të heqim dorë nga ideja e Evropës. Dikush mund të vërë në dyshim Vatikanin, por jo Zotin. Ideja e një Evrope të bashkuar është Zoti.”

A do t’ju mungojë Angela Merkel, e cila ka qenë gjithmonë e interesuar për Ballkanin? Presidenti francez, Emmanuel Macron, për shembull, madje i bllokoi bisedimet e anëtarësimit me shtetet e Ballkanit.

Emmanuel Macron është shumë herë më i ndershëm sesa shumë politikanë të tjerë, të cilët fshihen pas premtimesh të bukura. Ishte Merkel ajo që i shpëtoi nderin kontinentit në atë kohë. Evropa do ta kishte humbur shkëlqimin e moralit të saj, nëse do të na kishte mbyllur kufijtë. Merkel do të na mungojë së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

 

 

 

Etiketa: edi rama

Të Lidhura

Rinia joshet me vende pune –

Rinia joshet me vende pune –

nga 27
18:13 | 18/03/2026
0

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

nga 27
16:47 | 18/03/2026
0

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fajlës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur...

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

nga 27
16:21 | 18/03/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=0M0vPLHKK4c SPAK nuk është edhe aq i frikshëm, sidomos për oligarkinë që lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon...

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

nga 27
16:01 | 18/03/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=0M0vPLHKK4c SPAK nuk është edhe aq i frikshëm, sidomos për oligarkinë që lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon...

Para
Zjarr në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, arrestohen rojet

Banesa në Gjirokastër përfshihet nga flakët, rrezikohen shtëpitë e tjera rreth saj

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rinia joshet me vende pune –

Rinia joshet me vende pune –

18:13 | 18/03/2026
Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

16:47 | 18/03/2026
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:21 | 18/03/2026
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:01 | 18/03/2026
Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

15:27 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rinia joshet me vende pune –
  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –
  • Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –
  • Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rinia joshet me vende pune –
  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com