Në një postim në facebook, kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e mikut të tij dhe ish-kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muçës. Rama është shprehu se Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar në mbrojtje të bashkëjetesës harmonike mes feve në vendin tonë.
Edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka derguar nje telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Haxhi Selim Muçës. Ai shkruan se Muça ishte një nga pionierët që punoi fort e me përkushtim për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri.
Rama:“Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të bute por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipërinë tonë. E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça.”
Meta:“Me hidhërim të thellë mësova për lajmin e ndarjes nga jeta të Haxhi Selim Muçës.
Haxhi Selim Muça ishte një nga pionierët që punuan fort e me përkushtim për ringritjen e besimit mysliman në Shqipëri. Duke nisur që nga fillimet e viteve ’90, duke vazhduar me detyrat e ndryshme që ka mbajtur në strukturën e komunitetit mysliman e deri në Kryesinë e tij si kryetar, Haxhi Selim Muça ka qenë një shembull për t’u kujtuar i punës, i fjalës dhe i besimit. Kohët e ndryshimeve të mëdha kanë nevojë për njerëz të mëdhenj. Haxhi Selim Muça ishte një njeri që madhështinë e gjente tek besimi dhe përkushtimi në besim. Ikja e tij ka dëshpëruar të afërmit dhe familjarët e ngushtë, miqtë e bashkëpunëtorët e tij të shumtë, ?sepse është ikja e një njeriu të mirë.
Komuniteti Mysliman, besimtarët myslimanë,pordhe miqtë e shumtë të të gjitha besimeve, do ta ndjejnë mungesën e tij.? Ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e tij të afërt!”