Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer nëse e shau apo jo Sali Berishën gjatë seancës së Kuvendit.
Rama u pyet nga gazetarja e Report Tv dhe përgjigja e tij ishte: “Nëpër dhëmbë…”.
I pyetur nëse iu drejtua Berishës me fjalët i rrjedhur, Rama nuk dha komente por shtoi se sharja e tij për Berishën i kishte dalë nga shpirti.
Demokratët akuzuan Ramën se ka fyer Berishën dhe kërkuan përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit.
/report tv/