Së shpejti do të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor të Tiranës në Sheshin Skënderbej. Vetë kryeministri Rama e ka bërë këtë lajm të ditur në FB ku ka publikuar disa foto të këtij projekti.
Rama në rrjetin social “facebook”
Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbe. Falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki, sheshi i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd do t’u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane.