Pas grabitjes së parave në rrugën e Rinasit, Kryeministri Edi Rama tha se policia nuk ka gisht në grabitjet e bankave, ashtu siç është akuzuar ditët e fundit.
Në “Komunikimin Javor”, Rama tha se historitë e grabitjeve të bankave tha se kanë qebë të organizuara dhe me ndihmën nga brenda këtyre institucioneve.
“Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Policia e Shtetit ka zbardhur qoftë rastin e bujshëm të Rinasit qoftë atë në qendër. Hetimet e kanë provuar se policia jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por prej kohësh policia ka kërkuar marrjen e masave për garantimin e zinxhirit të brëndëhëm të sigurisë së tyre”, tha Rama.