“Duam të hapim negociatat deri në fund të këtij viti”
“Miratimi i reformës në drejtësi, nuk do vonohet, është e vështirë por ne jemi drejt fundit. Duam të hapim negociatat deri në fund të vitit”. Kjo është deklarata që kryeministri Edi Rama ka bërë gjatë një interviste të dhënë për rrjetin Euronews. Rama tha se tashmë është koha që të marrë fund trajtimi me steriotipe që Shqipëria është një vend i korruptuar. “Mjaft më me stereotipat Shqipëria e korruptuar. Eshtë shpifje që në Shqipëri ka trafik armësh. Shqipëria një vend që po ndryshon, por ka probleme. Shqipëria është një vend me burime të jashtëzakonshme. Po përpiqemi të nclërtojmë një model të ri ekonomik, nuk duhet lënë në Evropë një zonë gri e veçuar”, është shprehur kryeministri Edi Rama.