Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama: Opozita është ngujuar në çadër për shkak të frikës nga drejtësia

Nga Klodiana 0

Pas miratimit të ngritjes së dy komisioneve të reja ad-hoc të Vettingut, kryeministri Edi Rama tha se opozita se është ngujuar në çadër për shkak të frikës nga drejtësia.

Rama theksoi se PD është gati për të na ndarë për së gjalli nga Evropa ku duam të jemi pjesë vetëm për t’u shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kosure për të larë në një shtet të së drejtës

Ata që janë ngujuar në çadër janë ty nga frika nga drejtësia. Refuzimi i vazhdueshëm për të mos u bërë pjesë e një procesi historik që përkojnë me një aspiratë çerekshekullore të këtij populli për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve të korruptuar dhe për ta kthyer në drejtësi evropiane, është një njollë e zezë turpi që partia që lindi me moton “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”, po i vë vetes.

Një gjë është shumë e qartë; që mos kryerja e procesit të vettingut cenon rëndë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vonon uljen në tryezën për të negociuar anëtarësimin.

PD është gati për të na ndarë për së gjalli nga Evropa ku duam të jemi pjesë vetëm për t’u shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kosure për të larë në një shtet të së drejtës. Vettingu mund të vonohet, por pastrimi i pallatit të drejtësisë nuk ndalohet dot. Vendosja e të gjithëve përpara drejtësisë si qytetarë të barabartë nuk ndalohet dot”, u shpreh Rama.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej