Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sot në akuza dhe fyerje për gazetarët në përfundim të seancës plenare, ku u rrëzua kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit.
I tensionuar dhe në hall përballë pyetjeve të shumta të gazetarëve për rastin Tahiri, kryeministri u përgjigj me ofendime në drejtim të gazetarëve.
“Ju nuk dini, lexoni, thërrisni mendjes, nuk kuptoni, jeni të paaftë, budallenj, pyetje idiote, të paditur,” ishin disa nga ofendimet e Rames ndaj gazetarëve.
Gazetarët u larguan duke i hequr mikrofonin, ndërsa Rama i habitur reagoi me fjalët “ouu!!!”