Sot është 21 janar. Pesë vjet më parë, në vitin 2011 katër protestues të pafajshëm u vranë kur po merrnin pjesë në një protest kundër qeverisë.
Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda u vranë atë ditë dhe për këtë krim ende nuk është dënuar as autorët por as urdhërdhënësit. Në këtë përvjetor, kryeministri Edi Rama është takuar me familjarët e të vrarëve të 21 janarit dhe ka deklaruar se e quajnë tradhëtar por nuk është ai fajtori.
Kryeministri pret sërish në takim familjarët e viktimave: PS nuk do të braktis reformën në drejtësi
Rama sërish u zotua se drejtësia do të vihet në vend dhe përgjegjësit e vrasjeve të 21 janarit 2011 do të ndëshkohen.
“Unë e di fort mirë se plot shqiptarë të ndershëm drejtojnë mbi mua gishtin e akuzës për zvarritjen e drejtësisë”, u shpreh kreu i qeverisë pas takimit me familjarët e viktimave sot në Kryeministri. Më quajnë tradhtar të 21 janarit. Nuk kam asgjë me ta. Por përgjegjësit e asaj masakre bilbilojnë sot. Nuk kemi tradhtuar as 21 janarin e as ata që atë ditë dolën kundër një qeverie që nuk i vret me plumba, por u shërben. Nuk do rri kokulur para jush dhe para përmendoreve në shesh. Para jush zotohem se nuk do lejoj që Partia Socialiste ta tradhtojë reformën në drejtësi, të cilën e konsideroj gurthemel për moralin e qeverisjes sonë”.