Komisioni për Reformën në Drejtësi, pritet të miratojë sot draftin përfundimtar
Nuk do të ketë amnisti për askënd, ka thënë sot kryeministri Rama duke folur për nenin 25 të reformës në Drejtësi. Kryeministri ka bërë thirrje që sot komisioni për reformën në drejtësi, të miratojë draftin përfundimtar për t’i hapur rrugë miratimit në Kuvend.
Në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në Ditën e Europës, Rama theksoi: “Përfitioj nga rasti tu them të gjithë atyre që janë të shqetësuar lidhur me një nen të draftit se nuk do të ketë asnjë amnisti për askënd që në të gjithë këto vite i ka shpëtuar drejtësisë”. Sot mblidhet Komisioni për reformën në drejtësi, ku pritet të miratohet drafti përfundimtar.