Federata Europiane e Gazetarëve ka dënuar veprimin e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk lejoi gazetarët kosovarë t’í bënin pyetje kancelares Angela Merkel gjatë seancës së përbashkët për shtyp.
Përmes një postimi në Twitter Sekretari i kësaj organizate Ricardo Gutiérrez e ka quajtur të turpshëm veprimin e Ramës, ku sipas tij shpërfilli qëllimisht pyetjet e tyre.
“Turp për Kryeministrin Shqiptar Edi Rama, i cili qëllimisht i shpërfilli pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Europiane e Gazetarëve dënon këtë veprim skandaloz”, thuhet në reagimin e Federatës Europiane të Gazetarëve.