Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një njësie të re policore, me emrin “Jonada”, sikurse emri i vogëlushes që u vra me skaf në Himarë nga ish-polici Arjan Tase.
Rama tha se kjo njësi do monitorojë plazhet nga viti i ardhshëm dhe do imponojë respektimin e rregullave të lëvizjes ujore.
“Po ashtu, kam kërkuar ministrit që të krijojmë një njësi special policore që do ta quajmë “Jonada” dhe vitin e ardhshëm do të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe nga ajri, duke imponuar rregullat e lëvizjes ujore”, tha Rama.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot emrin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Pas shkarkimit të Gledis Nanos, Muhamet Rrumbullaku do të jetë në krye të Policisë së Shtetin në Shqipëri.