Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën se po synon të krijojë monopolin e basteve online. Ndërsa keru i qeverisë i është përgjigjur me një foto të Sali Berishës në fillim vitet ’90 teksa është në një kazino.
“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, shkruan Rama në postimin e tij.