Gjatë takimit me gratë e Elbasanit, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se kriza politike është një krizë e brendshme e Partisë Demokratike.
Kreu i qeverisë ka theksuar se, sot jemi në fazën përmbyllëse të një krize, që një parti e krijoi, sipas tij, artificialisht.
Rama tha gjithashtu se pavarësisht se përplasja politike ndodhet pranë zgjidhjes, PD vazhdon të bëjë lojra.
Ndërkohë, ka vijuar ai, të gjithë qytetarët janë dëshmitarë se PS bëri të gjitha përpjekjet për të adresuar krizën, përpjekje që sipas tij nuk i ka bërë asnjë qeveri më parë.
“Jemi mësuar të shohim përplasje dhe kriza, që në shumicën e herës janë krijuar nga vetë partitë, nga vetë elitat politike të tyre, që flasin për popullin gjithë ditën por që shumë pak mendojnë për të dhe shumë më pak bëjnë për të. Kjo parti, e madhe dhe alternativë qeverisëse, e nisi krizën duke u futur në çadër dhe u mundua të çonte përtej Shqipërisë, duke u dalë kundër të gjithë partnerëve. U tërhoqëm nga zgjedhjet në Kavajë sepse donim t’i jepnim PD një shans real për t’u kthyer në rrugën e arsyes. Loja e PD vazhdon, ndërsa ne jemi në një rrugë për të bërë shtet dhe duhet të jemi forca e shembullit të respektit të ligjit dhe njerëzve, me pushtet apo pa pushtet””, është shprehur Rama.
Gjithashtu shtyrja e zgjedhjeve për Ramën është e pamundur për faktin se qytetarëve nuk mund t’u mohoet e drejta për të gjykuar qeveritë.