Ilir Meta ka shkruar sot se Rama bëri gabimin fatal duke kërcënuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Vetëm pas minuta nga deklarata e Presidentit ka ardhur edhe reagimi i Ramës, i cili shkruan se ka dërguar prova se hedhin poshtë argumentimet e Metës për të mosdekretuar Genti Cakën në postin e ministrit të Jashtëm.
“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktoresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shkruan Rama.