Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u takuan sot në kryesinë e kuvendit, pak orë para nisjes së seancës parlamentare.
Takimi i zakonshëm i së mërkurës, mes kreut të qeverisë dhe kreut të Kuvendit nuk është zhvilluar prej disa javësh. Shkak për këtë duket të jetë tensionimi i marrëdhënieve mes tyre si aleat në koalicionin qeverisës, pak muaj para zgjedhjeve. LSI ka ende paqartësi sa i përket pozicionit që kjo parti do të mbajë lidhur me aleancat parazgjedhore.