Rama-Meta, beteja për të majtën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-Meta, beteja për të majtën

15:10 | 15/10/2020
në Kryesore
0

Nga Neritan Alibali

 

Shumëkujt i bëri përshtypje sulmi i stërgjatur i Edi Ramës në Asamblenë e PS kundër Ilir Metës dhe LSI. Jo për faktin se ishte një zhvillim i papritur, i pandodhur mëparë. Përkundrazi! Beteja midis kryeministrit dhe presidentit ka kohë që po zhvillohet e ashpër, jo rrallë pa etikë dhe herë herë edhe me nota të theksuara humori. Por konflikti, së paku në formë, ka qënë i një natyre tjetër. Ai është zhvilluar “për” dhe “në” organet e shtetit,është shtrirë në rrafshin juridiko – kushtetues dhe ka pasur natyrë thellësisht institucionale, pavarësisht ngarkesave politike-personale. Ndërsa sulmi i Edi Ramës në asamblenë e partisë së tij, zbuloi apo i dha konfliktit një natyrë politiko-partiake me synim të theksuarelektoral. Dhe Edi Rama është i detyruar ta bëjë këtë.Sepse, në fakt, aktualisht, midis Ramës dhe Metës po zhvillohet një betejë e ashpër për rindarjen e së majtësshqiptare, e në rradhë të parë, e përqëndruar në atështresë bazike të elektoratit socialist, konservatore, nostalgjike dhe ultra të majtë e cila, i ka themelet nëtrashëgiminë e luftës nacional –çlirimtare. Dhe në këtështresë bëjnë pjesë përgjithësisht “idealistët” besnike tëPartikë socialiste, siç janë veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe ish antarët konservatorë të PPSh, tëcilët, megjithëse nuk kanë hequr dorë nga nostalgjia e tyre për Enver Hoxhën dhe diktaturën e proletariatit, kanë mbështetur PS, si të vetmen alternativë të fuqishme, e aftë për të mbrojtur vlerat e luftës nacional-çlirimtaredhe trashëgiminë “pozitive” të periudhës së ndërtimit tësocializmit ndaj sulmeve të së djathtës. Duke qënë njohësi mirë i bazës mbështetëse  të së majtës, Ilir Meta ështëfokusuar fort te ky grup. Jo më kotë, prej disa kohësh, nëmënyrë të qetë dhe këmbëngulëse, ai ka filluar tërikujtojë, të rivlerësojë e të rinderojë dëshmorët e luftës nëpërmjet rishpërndarjes së dekoratave apo titujve tënderit  familjeve të tyre apo edhe pjesmarrjes nëaktivitete përkujtimore që lidhen me LANÇ. Dhe jo mëkot, Partia Socialiste dhe Edi Rama, jo vetëm po sulmojnë këto veprime të tij, por edhe po ndërmarrin nisma ligjore për të kufizuar të drejtën kushtetuese tëpresidentit për dhënie dekoratash. Në këtë betjejë, Ilir Meta dhe LSI përbën një kërcënim të vërtetë dhe seriozpër PS në zgjedhjet e 25 prillit. Sepse ai, duket sikur po zbaton një strategji të qartë për  t’i a shkëputur PS-sëkëtë grup të fuqishëm mbështetësish, jetik për shëndetin elektoral të partisë në pushtet. Dhe themeluesi e kryetari i parë i FRESH-it, nënkryetari i PS në periudhën më tëvështirë të saj, themeluesi dhe ish kryetari i LSI, Presidenti aktual i Republikës, i ka të gjitha kushtet për ta realizuar me sukses strategjinë e tij. Në sytë e kësaj shtrese të rëndësishme të elektoratit të majtë, Ilir Meta, gjatë gjithë jetës së tij politike, që në fillesat e saj, ka qënë i qartë, i prerë dhe i pakompromis mbi vlerësimin e luftës nacional-çlirimtare, dëshmorëve që ranë për liri dhe të atyre që morën pjesë në këtë luftë. Ndërkohë qëvetëm pak kohë më parë, Edi Rama u ndodh para njërrebeshi histerie nostalgjikësh komunistë kur vlerësoi figurën emblematike të Mithat Frashërit, kryetarit tëBallit Kombëtar, duke kërkuar që të ndahet kontributi i tij madhor kombëtar patriotik në fushën e letrave nga aktiviteti i tij i diskutueshëm politik. Nga ana tjetër, përball talljeve të Spiropalit dhe Ramës për ridekorimin e Vojo Kushit e të tjerëve, të vrarë sipas tyre “para 100vjetësh”, Ilir Meta bëri publik faktin se kishte lindur “nënjë shtëpi që kishte qënë gjatë luftës spital partizan dhe që themelet e saj vazhdonin të ishin të lagura nga gjaku i dëshmorëve”, që “donte më shumë Margaritën (Tutulani) sesa Monikën (Kryemadhi)” për faktin se ajo, Margarita, “e kish dashur atdheun që të ishte e lirë”, se sa herëkalonte nga Shkodra, shkonte të përulej me nderim para monumentit të Heronjve të Vigut, etj. Dhe ky socialist“me rrënjë e me degë”, ky mbrojtës i luftës dhe dëshmorëve të saj, u tregon socialistëve me gisht Edi Ramën, kryetarin aktual të PS, njeriun që në një miting tëmbajtur në Tiranë në vitin 1991 kërkoi që “komunistët tëvareshin në litar dhe pensionistët të shkoheshin nëhanxhar”. Njeriun që tallej me figurën e Enver Hoxhës duke u gajasur me librin e Sulo Gradecit “Komandant na mori malli”. Që organizonte Refleksionet në Institutin e Lartë të Arteve, ku lëvronte gjithë koloritin e gjuhës së tij të mprehtë për të sharë mbarë e prapë regjimin komunist dhe shërbëtorët e besnikët e tij, pikërisht ata që sot ka frikë se mos i humbi si votues. Për të gjitha këto arsye, dhe të tjera si këto, Ilir Meta është shumë më pranë kësaj pjese të bazës elektorale të PS sesa Edi Rama. Por beteja Rama-Meta, zhvillohet edhe për një grup tjetër të“popullit të majtë”, për nëpunësit e administratës publike. Pak ditë më parë, me një seriozitet e shqetësimtë pazakontë Rama dhe ministrat kryesorë të tij e mikluan fortë këtë shtresë nëpërmjet statistikave të rritjes së pagave të tyre gjatë shtatë vjetëve të qeverisjes së tij.Por nëpunësit socialist të administratës publike, janë më“fleksibël” dhe më “pragmatistë” se bashkëmilitantët e tyre “idealistë” të bazës socialiste. Lidhjet midis tyre dhenëpunësve të LSI gjatë mandatit të parë 2013-2017, kanëqënë të fuqishme. Të punësuar sipas formulës 3+1 tëndarjes së pushtetit, sipas të cilës për çdo 4 vende pune në administratën publike 3 duhet të ishin të socialistëve dhe 1 i LSI, kanë bërë të mundur që të ruhen nëvazhdimësi në mënyrë jo publike, marrëdhënie të mira individuale pavarësisht marrëdhënieve të liderëve tëpartive respektive. Për këtë arësye, Ilir Meta është i qetë.Pjesë të mëdha të punonjësve të administratës publike dhe familjet e tyre në mënyrë të heshtur dhe të fshehtëpotencialisht mund t’i bashkohen LSI-së. Meta, është i sigurtë në fuqizimin elektoral me këtë grup socialist. Ai thjesht, ka bërë thirrje që nëpunësit e administratës tëmos firmosin shkresat që u imponohen nga funksionarët e lartë socialist, sepse përndryshe do të mbajnëpërgjegjësi individuale (jo kolektive). Pra, ai i ka  ofruarkëtij grupi “edhe kulaçin edhe kërbaçin”. Gjithësesi, vetënatyra e nëpunësit të administratës publike është“fleksibël”. Ata nuhasin fundin e një pushteti, sidomos pas mandatit të dytë qeverisës dhe erën e ndryshimit shumë më shpejtë se sa shefat e tyre politikë. Ata dinë tëpërshtaten e të bashkëpunojnë me fituesin e pritshëm edhe kur kjo përbën së paku shkelje të etikës në punë elëre pastaj statusit të tyre. Pra, ata dinë të përshtaten e tëmbijetojnë për të mbrojtur vendet e tyre të punës nëmënyrë të heshtur dhe efikase. Dhe këtë e kanë treguar në çdo periudhë të tranzicionit të pushtetit, qoftë kur aika kaluar majtas, apo qoftë djathtas. Në vitin 2013, njëgrup i madh i elektoratit të PD dhe partive të tjera tëdjathta që kishte në bazë nëpunës demokratë tëadministratës shtetërore dhe përfitues nga qeverisja e PD, ju bashkuan LSI-së menjëherë pas nënshkrimit tëmarrveshjes Rama-Meta për qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve. Ata ishin komodë ti bashkoheshin LSI-së,pasi ajo kishte qënë pjesë e koalicionit me PD. Nëzgjedhje, LSI fitoi 16 deputetë nga 4 që kishte fituar nëvitin 2009 dhe një pjesë e mirë e ishnëpunësve tëqeverisjes së PD arritën të mbajnë vendet e punës. Por pas zgjedhjeve të vitit 2017, ata, së bashku me nëpunësit e LSI, u flakën masivisht nga puna, duke i dhënë fund kësaj marrëdhënieje të sforcuar. Tashmë, i gjithë grupi elektroral demokrat që iu shkëput PD në vitin 2013 e nëvazhdim, është kthyer përsëri në bazën e vet politike dhe LSI duhet të ripërqëndrohet në elektoratin e majtë si baza e vet e natyrshme. Tek e fundit, Ilir Meta, Kryemadhi dhe Lsi kanë dalë nga “brinja” e Partisë Socialiste dhe si pjesë gjenetike e saj ka detyrimin që në qeverisjen e ardhshme të kryesuar nga Lulzim Basha të mbrojëinteresat dhe vlerat e shtresave të majta të popullsisë. Kjo do ta bënte qeverisjen e ardhshme gjithëpërfshirëse, duke siguruar paqen sociale, aq të cënuar në këto 7 vjetët e fundit. Nga ana tjetër, beteja midis Ramës dhe Metës për të majtën shqiptare, nuk është betejë e Lulzim Bashës. Ai nuk ka pse të përfshihet në të. Basha ka vlerësuar gjithmonë luftën për liri kundër fashizmit dhe ka shprehur vazhdimisht respekt për të gjithë ata që dhanëjetën e tyre për atdhe, pa dallim ideje apo bindje politike.Beteja e Bashës me Ramën është e një natyre krejt tjetër.Eshtë një betejë finale për marrjen e pushtetit. Eshtë njëpërplasje alternativash qeverisëse, për udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme. Dhe në këtë luftë, Basha ka përparësi të mëdha në raport me kundërshtarin e vet, bilanci i vetëm i të cilit është keqqeverisja e vendit.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

 

 

Etiketa: edi ramaIlir MetaNeritan Alibali

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Bardh Spahia: Çpo ndodh me barnat e rimbursueshme

Bardh Spahia i përgjigjet Manastirliut: Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com