Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një takim në Ministrinë e Brendshme. Në këtë takim, Rama ka thirrur drejtues të Policisë së Shtetit.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama njofton se takimi do të jetë në orën 11:00, për një komunikim me forcat e Policise së Shtetit.
“Në 11 në Ministrinë e Brendshme për të komunikuar me trupën e Policisë së Shtetit. ERTV Livenatyrisht?”- shkruan Rama.