Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me donatorët në Turqi, pas takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Në fjalën e tij, Rama e ka vënë theksin te tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri që la pas pasoja katastrofike.
Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Erdogan pas takimit me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama tha se puna për ndërtimin e banesave ka filluar.
Ai shtoi se është në kontakt me Ministrinë e Kulturës për të vendosur vendin ku do ngrihen banesat e reja që të fillojë puna sa më shpejt. Erdogan u shpreh se ndërtimet do kryhen maksimumi brenda 1 viti.
“Puna ka filluar dhe jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri dhe do vendosim vendin e ndërtimit për të filluar sa më shpejt”, tha Erdogan./abcnews.al