Nga Skrapari kreu i qeverisë Rama ka komentuar protestën e zhvilluar sot nga opozita. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Rama ka falenderuar demokratët që refuzuan të merrnin pjesë në atë që e quan “babaleprotestë”.
“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë.”, ka shkruar Rama.