Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur që të jetë ai punëdhënësi për kompaninë ajrore të Shqipërisë. Përmes një postimi në facebook kreu i qeverisë fton djemtë dhe vajzat që plotësojnë kriteret të marrin pjesë në konkurs.
“A dëshiron të punosh në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj? Ambicia jonë është që AIR ALBANIA të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare.
Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur.”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155729347746523/