Rama intervistë për gazetën gjermane: Për hir të sigurisë, BE- ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama intervistë për gazetën gjermane: Për hir të sigurisë, BE- ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

09:47 | 29/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane ‘Merkur’ ku ka folur për largimin e Angela Merkel dhe integrimin në BE. Rama thekson se  BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për hir të sigurisë së vet.

Ai deklaron se nuk ka kuptim që të ketë kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve.

INTERVISTA E PLOTË

Read more

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

“Për hir të sigurisë së saj, BE- ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor” – shprehet kryeministri shqiptar Rama.

Në një intervistë për gazetën Merkur, kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegon ndër të tjera, përse vendi i tij vazhdon të dojë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Mynih – Edi Rama, 57 vjeç, ka qenë lojtar i skuadrës kombëtare të basketbollit, më pas është bërë i njohur si piktor me punime të ndryshme (formate të vogla pikture me teknika të ndryshme), ndërsa sot përpiqet ta anëtarësojë vendin e tij në BE. Me shtatin e lartë (2,02 m) shefi i qeverisë shqiptare ia kalon madje edhe Markus Söder-it (1,94 m), me të cilin u takua për të biseduar përpara kësaj interviste.

Zoti Kryeministër për çfarë mund të bisedojnë Bavaria dhe Shqipëria?

Siç mund ta dini historia e marrëdhënieve mes vendeve tona shtrihet pas në kohë deri në vitet ‘80. Franz Josef Strauß vizitoi asokohe papritur e papandehur Shqipërinë duke thyer kështu akullin. Gjermania Perëndimore dhe Bavaria ende konsideroheshin armik i klasave. Strauß i propozoi regjimit shqiptar të kohës një marrëveshje joshëse tregtare, e cila nuk u realizua kurrë. Në Tiranë sot ka një rrugë që mban emrin e tij.

Si e vlerëson Söder-i dëshirën tuaj për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE?

CSU-ja gjithmonë na ka mbështetur fort në lidhje me këtë çështje. Markus Söder u shpreh në bisedën tonë se mendon që procesi i përafrimit të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet. Vitin e ardhshëm ai dëshiron të vizitojë personalisht Tiranën.

Angela Merkel është nga mbështetëset Tuaja. A përbën një lajm të keq për planet Tuaja të anëtarësimit fundi i erës Merkel në krye të kancelerisë gjermane? 

Ky formulim është paksa i tepruar. Por duhet të pohoj se kancelarja ka pasur një ndjeshmëri të veçantë për çështjet tona, çka lidhet me siguri edhe me të shkuarën e saj. Kancelarja është rritur në një diktaturë komuniste, ndaj dhe ndoshta na kupton më mirë se shumëkush. Rrallëherë kam takuar tjetërkënd që të njohë aq mirë Ballkanin Perëndimor e problemet e tij. Ajo do t’i mungojë fort rajonit dhe krejt Evropës.

Procesi i anëtarësimit ka ngelur prej kohësh në vendnumëro. A jeni i zhgënjyer?

Në krye të herës po, por jo më. Sot BE-ja nuk është më e njëjta si në kohën e themelimit të saj. Ajo është e fragmentarizuar, vuan pasojat e agjendave kombëtare dhe të interesave të papërputhshme me njëra-tjetrën. Unë besoj se që pas krizës së refugjatëve, BE-ja ndikohet fort nga kahet ekstreme të politikës. Vërtet që partitë e ekstremit të djathtë nuk janë në pushtet, por ato kanë ndikim të madh në politikat e qeverive të moderuara. Hera herës kjo bie në kundërshti me vlerat dhe parimet e BE-së.

Këto fjalë nuk tingëllojnë aspak si një fjalim që të do të bindë BE-në për ta pranuar. Përse vazhdoni të doni të bëheni vend anëtar?

Nuk bëhet fjalë për gjendjen e bashkësisë në një çast konkret të historisë. Për ne Bashkimi Europian është një premtim paqeje. Këtë njerëzit në Perëndim e kanë harruar, sepse falë Zotit nuk kanë parë luftë prej kohësh. Ama ne po. Ndoshta rrugëtimi i BE-së do të jetë me kthesa e pengesa edhe për ca kohë, por në finish ajo mbetet padyshim e ardhmja e kontinentit.

Por me Ballkanin Perëndimor BE-ja fut probleme në derën e shtëpisë, si për shembull konflikti për çështjen e Kosovës.

BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për hir të sigurisë së vet.

Nuk ka kuptim që të ketë kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve…

…E keni fjalën për Kinën dhe Rusinë?

Ato janë veç pjesa e dukshme. Mos harroni se në rajon jetojnë të krishterë e myslimanë. Do të ishte çmenduri ta lësh Ballkanin Perëndimor një portë të hapur për radikalizimin dhe terrorizmin. Ka ardhur koha që BE-ja ta kuptojë këtë.

Edhe njëherë: Tensionet në rajon po shtohen. Para pak kohësh Serbia vendosi mjete të blinduara në kufirin me Kosovën…

Por kjo nuk ka të krahasuar me tensionet e kohëve të mëparshme. Madje kjo lidhet edhe me faktin që kundërshtarët e dikurshëm  sot duan të anëtarësohen të gjithë së bashku në BE. Konfliktet ushtarake lindin kur shtetet janë të izoluara e jo kur janë në një bashkësi. Kujtoni zhvillimet pozitive që sollën marrëdhëniet franko-gjermane apo dhe rastin e Irlandës. Rreziku që BE-ja të importojë konflikt brenda shtëpisë është i vogël.

Në rajon disa kanë frikë se ju doni të bashkoheni me Kosovën për të krijuar Shqipërinë e Madhe…

Lojëra të tilla mendimesh kanë më shumë gjasa jashtë se brenda BE-së.

Teksa shumë vende ngurrojnë, Shqipëria, një vend relativisht i varfër ka pranuar shumë refugjatë nga Afganistani. Përse?

Kjo është pjesë e vetëkuptueshme e qenies sonë. Në Shqipëri kemi një thënie: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Me mik kuptojmë mikun e paftuar që ka nevojë për ndihmë. Vendi ka strehuar gjysmë milioni refugjatë nga Kosova dhe 3000 iranianë,  kundërshtarë politikë të regjimit të atjeshëm. Pas rënies së komunizmit ne vetë kemi kërkuar strehë në Europë. Sot si vend anëtar i NATO-s e ndjejmë për detyrë. Vendet anëtare të NATO-s nuk mund thjesht t’i kthejnë kurrizin e t’i lënë në mëshirë të kasapëve talebanë forcat vendase që kanë rrezikuar jetën për NATO-n në Afganistan.

Shqipëria do të strehojë 4000 persona…

Deri tani janë thuajse 2000, numri shtohet çdo javë. Por në vend nuk ka asnjë diskutim, a është mirë apo keq. Këtu bëhet fjalë edhe për respektin karshi vetes.

Etiketa: Kryeministri Edi Rama

Të Lidhura

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

nga 27
14:46 | 15/05/2026
0

Pagat mesatare ndryshojnë ndjeshëm në gjithë Evropën në vitin 2025. Kur merret parasysh fuqia blerëse, hendeku ngushtohet. Por ndarja mes...

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

nga 27
14:22 | 15/05/2026
0

Vitin e kaluar, në Kanë u vendosën rregulla të reja për tapetin e kuq. Vetëm një ditë para se të...

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

nga 27
13:48 | 15/05/2026
0

Aktivistja demokrate, Evi Kokalari është shprehur se padinë në gjykatë për anulimin e zgjedhjeve në PD do ta shoqërojë shumë...

Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

nga 27
13:38 | 15/05/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se brenda Partisë Socialiste po ndodhin përplasje të forta mes eksponentëve të saj...

Para
Nisma Thurje: Tirana ka ujë, por atë na e vjedhin, Bashkia asnjë interes për realitetin

Uji u rikthye pas 5 ditësh vetëm 1 orë, irritohen qytetarët në Krujë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

14:46 | 15/05/2026
Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

14:22 | 15/05/2026
Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

13:48 | 15/05/2026
Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

13:38 | 15/05/2026
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –

13:34 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –
  • Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –
  • Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –
  • Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –
  • Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –
  • Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –
  • Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com