Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një mesazh për infermierët.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri shkruan se infermierët që kemi parë këto muaj si luftëtarë të pamposhtur me COVID-19 na mësuan se hero të bën sakrifica.
MIRËMËNGJES
Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!
Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica.
Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri
#RESPEKT
#DitaNdërkombëtareeInfermierëve