Kryetari i PS-së Edi Rama, falenderoi Asamblenë Kombëtare për listën e anëtarëve të kryesisë së PS-së, të zgjedhur të shtunën. Kreu i socialistëve tha sot në grupin parlamentar se kjo kryesi e re dhe sekretariati përkojnë me një kohë reformash të rëndësishme. Rama falenderoi deputetin Namik Dokle, i cili refuzoi të përfshihej në kryesinë e PS, por të njëjtin falenderim nuk e pati për Arta Daden, e cila gjtihashtu e refuzoi anëtarësimin në kryesinë e PS-së.
Rama iu përgjigj sot edhe bojkotit të PD-së, i deklaruar në forumet e kësaj partie, duke theksuar se PD po dëshmon për të disatën herë se nuk e do reformën në drejtësi.