Kryeministri Edi Rama tha se zbatimi e reformës në drejtësi nga vetting-u është i rëndësishëm për shqiptarët e minoritarët.
I pranishëm në Forumin për “Ligjin e ri për minoritetet” Rama i tha Vangjel Dules se çfarë bën në çadër PD-së, pse nuk voton vettingun?
Teksa foli për rëndësinë e vetting-ut Rama tha se problemi i pronave, vjen nga gjykatësit e korruptuar. Që të ketë garanci për pronat, vijon Rama, duhet zbatimi i reformës në drejtësi
“Të fillojmë zbatimin e reformës në drejtësi nga vettingu, i cili është i rëndësishëm për shqiptarët e minoritarët. Ligji i vettingut është nevojë dramatike e të sotmes. Por çfarë bën në çadër Vangjel Dule, pse nuk voton vettingun? Problemi i pronave, vjen nga gjykatësit e korruptuar. Që të ketë garanci për pronat, duhet zbatimi i reformës në drejtësi”, u shpreh kryeministri nga Saranda.