Rama debaton ashpër me Bashën: Ti s’takon dot as njerëzit e partisë tënde, lëri hajdutët e bosët! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama debaton ashpër me Bashën: Ti s’takon dot as njerëzit e partisë tënde, lëri hajdutët e bosët!

11:32 | 28/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me kryedemokratin Lulzim Basha, për çështjen e rindërtimit. Akuzave të forta të kryedemokratit Basha, ju është përgjigjur me gjuhë po të ashpër edhe kryeministri Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama i kërkoi Bashës të bëhet burrë dhe të mbrojë njerëzit e partisë së tij, sepse sipas kryeministrit, i ka lënë rrugëve. Më tej, Rama iu drejtua Bashës, duke i thënë që fjalën “hajdut” ta gëlltisë brenda dhe të matet mirër kur flet për hajdutëri e hajdut.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Kanti thotë kur dikush të akuzon për diçka që s’e ke bërë, ose e ka bërë vetë, ose do e bënte po të ishte në vendin tim. Kur vihesh përballë akuzash të tilla, është barra e akuzuesit të provojë akuzën, jo e të akuzuarit të provojë atë që nuk e ka bërë, për të cilën akuzohet. Zotëria më dha një mundësi, për shkak të paaftësisë së tij proverbiale në raport me shifrat, që unë të përgjigjem thjesht: po sikur fondet e vëna në dispozicion për rindërtimin e shkollave në BE, në raport me fondet e vëna në dispozicion nga qeveria për ndërtimin e shkollave, të rezultojnë më të larta në shpenzim për investim, sesa fondet e qeverisë, çfarë duhet të bëjmë me gjithë këtë çarçaf, që sapo u var këtu në foltoren e Kuvendit? PO sikur investimet e bëra nga qeveria për shkollat, të jenë më të ulëta se investimet e bëra nga programi i BE, për të njëjtat standarde dhe kritere, çfarë i mbetet parafolësit?

Read more

Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –

Edhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt merr pjesë në protestën për Zvërnecin, tensione me të rinjtë e PD-së –

“Jemi antipartiakë”, protestuesit përsërisin thirrjen: Opozita jemi ne! –

Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri –

Parafolësit i mbetet ajo që i ka mbetur gjithmonë në fakt, humbja! Humbja që e ka në konstitucionin e vet mënyrës së të qëndruarit në skenën politike qysh në ditën e parë. Humbja që përgatit me duart, me gjuhën dhe me qëndrimet e veta çdo ditë. E pra, mua fondet e BE Lulzim më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë, jam shumë mirënjohës jo vetëm BE, por gjithë partnerëve që na ndihmuan, që nga Brukseli deri në Abu Dami, por po të them që në aspektin e nikoqirllëkut në shpenzimin e fondeve jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar për këtë projekt, sepse kanë garantuar që ne të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu edhe me koston e apartamenteve. Kështu që atë fjalën hajdut, që të ka mbirë në majë të gjuhës, gëlltite brenda, bëji gjuhës një kthesë, dhe herë tjetër kur nxjerrë gjuhën këtu, mate mirë kur flet për hajdutëri e hajdut, dhe mate mirë kur flet për mënyrën si shpërndahen paratë, kur flet për rrath të afërmish që merren me ndarjen e indurgjencave, duke shfrytëzuar zyrën e kryebashiakut. Bëhu burrë njëherë, se të ka ardhur rasti të bëhesh, por s’po e shfrytëzon.

Sa km dhe sa njerëz kam takuar unë për shkak të detyrës, nuk i kanë takuar bashkë të tërë kryeministrat, që nga formimi i shtetit shqiptar, ndërsa zotërote nuk takon dot njerëzit e partisë tënde. Të jesh pranë njerëzve është ajo që ti nuk e mëson dot, se je vonë, po të paktën dilu zot atyre njerëzve tu se i ke dhe 95% e mos i lër rrugëve. Mos hajde këtu të bësh leksione morali, mos hajde këtu të ndysh shtëpitë e shqiptarëve, sa herë del, ul e ngrit hajduta e bosa, se nuk ka ta borxh njeri Lulzim. Arsyeja pse ti nuk fiton nuk janë as kriminelët, as bosët, as gjithë ato që ti rendit, por je ti, sepse me këtë mënyrë të folur nuk të beson askush. Ti gënjen veten tënde. Ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkërisht, për të respektuar edhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo parti është më e bukura e lindjes, ‘give mi a brake’. Ti mund të jesh mister lindja, por lind më në fund, lind e mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut. Bëhu burrë e mos hajde këtu me dëngla, me akuza, me shpifje, baltë e llum, por hajde me argumente.

Etiketa: Kryeministri Edi Rama

Të Lidhura

Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –

Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –

nga 27
20:15 | 08/06/2026
0

Sofia Moreira de Sousa është emëruar ambasadore e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe do të drejtojë Delegacionin e...

Edhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt merr pjesë në protestën për Zvërnecin, tensione me të rinjtë e PD-së –

Edhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt merr pjesë në protestën për Zvërnecin, tensione me të rinjtë e PD-së –

nga 27
20:07 | 08/06/2026
0

Kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka marrë pjesë në protestën kundër investimeve në Zvërnec. Protestuesit janë shprehur kundër...

“Jemi antipartiakë”, protestuesit përsërisin thirrjen: Opozita jemi ne! –

“Jemi antipartiakë”, protestuesit përsërisin thirrjen: Opozita jemi ne! –

nga 27
19:45 | 08/06/2026
0

Protestuesit në Tiranë kanë mbushur Bulevardin. Në ditën e 9 të protestës, janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe kërkojnë dorëheqjen e...

Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri –

Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri –

nga 27
19:33 | 08/06/2026
0

Më tregonte një nga ato punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto kështu dhe...

Para
“Skema e rimbursimit për ilaçet e Covid dështoi”, Basha akuza Ramës: Traditë e kësaj qeverie është se; ajo çka thuhet, nuk bëhet

“Bëhu burrë dhe voto vettingun e politikanëve”, Basha: Mos ta nisim nga plaku, por nga unë dhe ti i dyti

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –

Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –

20:15 | 08/06/2026
Edhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt merr pjesë në protestën për Zvërnecin, tensione me të rinjtë e PD-së –

Edhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt merr pjesë në protestën për Zvërnecin, tensione me të rinjtë e PD-së –

20:07 | 08/06/2026
“Jemi antipartiakë”, protestuesit përsërisin thirrjen: Opozita jemi ne! –

“Jemi antipartiakë”, protestuesit përsërisin thirrjen: Opozita jemi ne! –

19:45 | 08/06/2026
Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri –

Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri –

19:33 | 08/06/2026
“Më thonë se në protestë kanë dalë edhe tanët”/ Rama reagon nga festa e PS-së në Shkodër

“Më thonë se në protestë kanë dalë edhe tanët”/ Rama reagon nga festa e PS-së në Shkodër

19:25 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –
  • Edhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt merr pjesë në protestën për Zvërnecin, tensione me të rinjtë e PD-së –
  • “Jemi antipartiakë”, protestuesit përsërisin thirrjen: Opozita jemi ne! –
  • Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri –
  • “Më thonë se në protestë kanë dalë edhe tanët”/ Rama reagon nga festa e PS-së në Shkodër
  • Tension në tubimin para kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –
  • Edhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt merr pjesë në protestën për Zvërnecin, tensione me të rinjtë e PD-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com