Rama bën deklaratën e papritur: Nëse nuk fitoj mandatin e tretë, largohem – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama bën deklaratën e papritur: Nëse nuk fitoj mandatin e tretë, largohem

22:05 | 03/04/2021
në Kryesore
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse shqiptarët do të refuzonin që t’i jepnin atij një mandat të tretë, nuk do të rrinte të priste që qytetarët të korrigjonin gabimin e tyre, duke lënë kështu të hapur dorëheqjen e tij.

Në “News24”, Rama tha se në momentin që nuk do të jetë më në detyrën e kreut të PS-së, ai do t’i shërbejë kësaj partie.

Z. Rama ia kam bërë këtë pyetje edhe z. Basha por nuk e kam marrë një përgjigje. Po ja u bëj edhe ju duke ju patur përballë. Do të largoheshit nëse nuk do të fitonit zgjedhjet?

Read more

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik. Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon. Dhe ajo që s’më takon është të bëjë atë që bën Saliu. Në asnjë mënyrë jo, kurrë! Ndërsa Luli nuk ta jep atë përgjigje sepse Luli do humbi dhe do vazhdojë të bëjë sikur ka fituar.

Angazhimi juaj është intensiv, e për më tepër edhe në kohë fushate, takimet, udhëtimet në rrethe etj. Çfarë ju mungon, në raport edhe me familjen apo njerëzit e afërt. Sa është koha që kalon me ta, duke patur parasysh që Zaho është ende i vogël…

Asnjeri nuk e kupton dot dhe nuk ka faj se çfarë do të thotë të jesh në majë. Përgjithësisht njerëzit mendojnë se kush është në majë është një njeri që bën një jetë për t’u pasur zili, që I plotësohen të gjitha dëshirat, që shkurt muhabeti bën qejf. Në fakt të jesh në majë është totalisht një pozicion që në të shumtën e rasteve nuk është aspak I rehatshëm sepse je në pikën ku fryjnë të gjitha erërat dhe je vetëm! Ti ke shumë njerëz rreth e rrotull që sigurisht janë aty për ty për të të dhënë këshillën dhe për të të asistuar kur ti ke nevojë, por aty ku merren vendimet, që janë vendime të forta aty kur ti duhet të ndash: kështu apo ashtu, këtij apo andej, je vetëm! Dhe është një barrë e jashtëzakonshme përgjegjësie si edhe një stres i jashtëzakonshëm. Dhe nga ana tjetër, unë jam një njeri që jam shumë obsesiv pas punës dhe pas detajeve. i ndjek të gjitha sepse po nuk I ndoqe rrezikon pastaj që gjërat të mos shkojnë ashtu siç duhet dhe është një konsum shumë I madh kohe, energjie dhe mbi të gjitha është çështje e programimit. Je kaq shumë i fokusuar tek kjo punë saqë të gjitha gjërat e tjera bëhen dytësore, tretësore, katërsore jo se ti do por sepse ashtu ndodh! Dhe koha për familjen është shumë e ngushtë, madje edhe ajo kohë që është për familjen, është një stres për ata sepse ti je edhe s’je aty. Është puna ajo që të mban peng dhe sigurisht që kush shkon në majë është një borxhli I madh ndaj atyre që ka rreth e rrotull në familjen e vet, rrethin e vet miqësor. Humbet miq, për shkak se është larg, se koha bën të vetën, për shkak se mundësitë për të kuruar marrëdhënien janë minimale dhe fëmijët rriten e ti nuk kupton që koha kalon. Ky është çmimi që i paguan kur je në majë. Por, ndjenja e privilegjit të madh që ke për të bërë atë që ti mund të bësh në atë pozicion për njerëzit është e atillë që I kompenson të gjitha. Të kesh mundësinë t’i japësh njerëzve përsëri buzëqeshjen pas një viti kaq të tmerrshëm, kur marrin vaksinën. Të shohësh të moshuarit, gjyshërit që janë të lehtësuar. Ky është bekim nga Zoti mendoj unë.

Thatë që vendimet i merrni i vetëm dhe për këtë ka një barrë të madhe. Sa kritika apo mbështetje merrnin nga bashkëshortja z. Rama?

Unë di të them vetëm kaq e mos më bëni të flas më shumë: Kush mendon që opozita ime është ajo që sheh në televizor bën një gabim shumë të madh. Për opozitën që është në televizor, qoftë opozita e politikanëve, qoftë opozita e analistëve, e portalistëve..unë rroj 1500 vjet. Opozita që unë kam në shtëpi, për gjërat që kanë të bëjnë sigurisht me punën time por që për nga niveli i debatit është komplet një gjë tjetër, është opozita e vërtetë që unë kam dhe që më mban mua alert gjithë kohës ndaj vetes dhe ndaj njerëzve. Është bekim.

Vijoni t’i ndiqni shumë rrjetet sociale?
Në makinë. Kur unë jam në makinë ndjek komentet dhe megjithëse them: “lëre tani”, përsëri komentoj e jap përgjigje sepse më duket si pjesë e detyrës dhe respekt për njerëzit. Në rrjetet sociale nuk ka dorashka, nuk ka zbukurime. Në rrjetet sociale përgjigja është flakë për flakë, ballë për ballë. Është sy për sy e dhëmbë për dhëmbë jeta aty. Aty unë përgjigjem si Edi Rama, nuk përgjigjem si politikan apo si njeri që bën diplomaci. Përgjigjem si Edi Rama që jam përkohësisht në detyrën e kryeministrit por duke qenë në detyrën e kryeministrit mund t’I shoh ca gjëra nga një këndvështrim tjetër dhe njerëzit mund ta marrin për arrogancë, tallje apo shpoti. Jo, s’është fare kështu. Unë e konsideroj si pjesë të detyrës dhe më duket që është shenjë respekti. Sepse në fund të fundit nëse kryeministri nuk denjon as të të lexojë është shumë më keq sesa kryeministri të lexon dhe të kthen një përgjigje që mund të mos të të pëlqejë apo të ketë brenda edhe sarkazëm. C’rëndësi ka. Në fund të fundit ti je në komunikim me kryeministrin.

A shfaqni pendesë, ndonjëherë për deklaratat gjatë takimeve elektorale? Diçka që mund të jetë thënë në formë të nxituar nga ju apo e pa menduar mirë?
Pendese për çfarë? Më jep një shembull?

Si psh ato fotot e shfaqura në video-Wall….
Ato janë nga gjërat më kreative që unë kam bërë dhe kam akoma…

Do të shohim të tjera?
Patjetër…

Etiketa: Kryeministri Edi RamalargimiQutetaretZgjedhjet e 25 prillit

Të Lidhura

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

nga 27
11:06 | 26/12/2025
0

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve...

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

nga 27
10:54 | 26/12/2025
0

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që...

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

nga 27
10:28 | 26/12/2025
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në unazën e qytetit të Lushnjes. Një makinë është...

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

nga 27
10:02 | 26/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli....

Para
Basha: Shqipëria e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE, qeveria ia ka besuar infrastrukturën PPP-ve

“Ditë më të mira po vijnë”, Basha: Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

11:06 | 26/12/2025
Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

10:54 | 26/12/2025
Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

10:28 | 26/12/2025
Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

10:02 | 26/12/2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

09:48 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –
  • Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –
  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –
  • Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –
  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –
  • Hajdute ordinere, mos i hongsh ato lekë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com