Kreu i qeverisë nga foltorja e Parlamentit tha se janë rritur taksa që prekin vetëm të pasurit. Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës ka bërë shumë mirë që ka rritur taksën për ndërtuesit, e cila sipas tij nuk i prek qytetarët.
“Dy taksa janë që kemi rritur ne; taksën për më të pasurit, qofshin kompani, qofshin njerëz që fitojnë më shumë, dhe e kemi rritur pasi e kemi premtuar dhe e kemi rritur konform programit dhe filozofisë tonë. 10% e kishin kompanitë, tani e kanë 15, 10% e kishte kryeministri dje, sot e ka 15 %, pra kemi bërë rritjen progresive të taksave për ata që fitojnë më shumë. Cilat janë taksat e tjera, cilat? Ah po! Ka rritur Bashkia e Tiranës taksën për ndërtuesit dhe ka bërë shumë mirë, prapë për më të pasurit”, deklaroi kreu i qeverisë.