Kryeministri Edi Rama po zhvillon mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim me qytetarët online, ku në fokus siç thotë ai do të jenë shqetësimet e qytetarëve për energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje.
Fillimisht Rama u ndal te buxheti i ri për vitin 2023, ku u shpreh se do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët dhe infermierët.
“Dua të nis me disa komente të ardhura nga miq të faqes lidhur me rritjen e pagës për zjarrfikëset, është rritje që as nuk i përgjigjet kërkesës së tyre të bërë me të drejtë as objektivit tonë, sepse është rritje për këtë tremujor, me buxhetin e ri do të ketë edhe një rritje tjetër, siç do ketë për mjeket dhe mësuesit. Me buxhetin e ri do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët dhe infermierët”, tha Rama.