• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-Basha, s’ka marrëveshje por tone më të qeta

22:11 | 04/05/2017
në Shqiperi
0

Ka ende hapësira për negociata/ Pas takimit me kreun e opozitës, kryeministri tha: Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë, etike dhe pa asnjë tonalitet.

Nuk ka marëveshje Rama-Basha, por ka tone të ulura mes tyre. Kreu i qeverisë dhe ai i opozitës janë shfaqur me një gjuhë disi më të butë ndaj njëri-tjetrit, megjithëse dolën para mediave me lajmin që s’ka marrëveshje. I pari, ishte Rama, i cili tha se takimi kishte qënë pa tone çadriste dhe se ishte gati të takohej sërish me kreun e opozitës. Kreu i qeverisë tha më shumë se një herë se nuk ka marrëveshje, porse tonet në takimin e dytë me kryetarin e opozitës ishin më të qeta. Rama përsëriti ofertën e tij të djeshme duke sqaruar se është gati të ulet sërish me kreun e pakicës në protestë për të shkuar drejt marrëveshje, por pa shtuar asgjë më shumë se sa oferta e bërë tashmë publike, por e ritheksuar prej tij pas takimit prej dy orësh me Bashën.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Deklarata e Ramës

Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD-së nëpërmjet kryetarit të saj është ajo e ditura, për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve.

Përsa i përket kërkesës këmbëngulëse të PD-së për numërim dhe votim elektronik, kam propozuar që një ministër i Partisë Demokratike të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm. Nëse çertifikohen si të besueshme, atëherë t’i zbatojmë në zgjedhjet e ardhshme.

Përsa i përket datës së zgjedhjeve, data e zgjedhjeve është më 18 qershor. Jemi në limitet e fundit të kohës. Përpjekja për të bërë gjithçka që na takon si qeveri për të garantuar PD-në për aq sa na takojnë rregullat e lojës, nuk kanë shteruar. Dua ta përsëris se një ofertë tjetër nuk e kemi dhe nuk do ta kemi. Vazhdojmë punën për qeverisjen e vendit dhe fitoren e thellë në zgjedhje. Dëshira ime është fitorja e thellë me Partinë Demokratike.

Biseda pa tonalitet – Rama: Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë, etike dhe pa asnjë tonalitet.

Takim tjetër me Bashën?- Rama: Unë mund ta takoj sërish dhe gjithmonë dhe ndërkohë zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor dhe ne do të vazhdojmë punën për të fituar zgjedhjet. Marrëveshje nuk ka dhe më shumë se kaq nga ana jonë nuk do të ketë. Për të tjera, zoti Basha mund t’i thotë në çadër. Jeta vazhdon.

Deklarata e Bashës

Nga ana tjetër Basha është shfaqur pak më ndryshe se dje sa i përket qëndrimeve ndaj kryeministrit. Basha u shfaq jo aq agresiv, edhe pse deklaratat e tij ishin thuajse të njëjtat të lidhura me drogën krimin e të tjera akuza ndaj qeverisë Rama, por nuk përmendi ftesën për Kavajë të djelën.

“Ishim në një proces negociatash, ku na u ofrua një proces monitorimi dhe jo një zgjidhje politike.

Ne propozuam sërish qeverinë teknike me mandat për të ndalur influencën e  krimit e drogës në zgjedhje dhe së dyti mundësia për votimitn elektronik.

Propozimet e ofruara që më ishin bërë të dituara përmes kanaleve afër kryeministrit nuk ofronin zgjidhje politike.

Ishte veçse një përsëritje e takimit të djeshëm ka thënë kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas takimit me kryeministrin Rama. Pra nuk ka as sot nëj marrëveshje mes palëve për zgjidhjen e krizës politike.

Nuk është zgjidhje ajo që propozon Rama. Ne nuk pranojmë të jemi alibi dhe fasadë e këtij procesi të drejtuar nga pushteti i bërë njësh me krimin e kriminelët.

Vullneti politik i PD-së i imi i opozitës nuk ka munguar, ndërsa pala tjetër nuk ka vullnet, sepse e vetmja rrugë është parja me një sens realiteti e krizës ku është vendi, i faktorëve kryesor të kësaj krize”, tha Basha.

Etiketa: kavajekriminelëtmarrëveshjeproces negociatashRama-Bashatone të qeta

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Situata politike/ Doda: Palët nuk duan marrëveshje

Situata politike/ Doda: Palët nuk duan marrëveshje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tronditen banorët, zarf i zi mbërrin në shtëpi –

Tronditen banorët, zarf i zi mbërrin në shtëpi –

20:45 | 21/03/2023
Rama i frikësuar, është bërë në fytyrë si m*t –

Rama i frikësuar, është bërë në fytyrë si m*t –

20:41 | 21/03/2023
Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt –

Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt –

20:39 | 21/03/2023
Arrestimi i Lefter Allës, kontrolle dhe në shtëpinë e vëllait –

Lefter Alla konsumoi ‘diçka’ me njeriun që i dha tender –

20:27 | 21/03/2023
Tre shenjat më të mërzitshme të Horoskopit –

Tre shenjat më të mërzitshme të Horoskopit –

20:09 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Tronditen banorët, zarf i zi mbërrin në shtëpi –
  • Rama i frikësuar, është bërë në fytyrë si m*t –
  • Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt –
  • Lefter Alla konsumoi ‘diçka’ me njeriun që i dha tender –
  • Tre shenjat më të mërzitshme të Horoskopit –
  • Formula e llogaritjes së raportit të yndyrës në trup –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tronditen banorët, zarf i zi mbërrin në shtëpi –
  • Rama i frikësuar, është bërë në fytyrë si m*t –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com