Një nga enigmat më të mëdha të diktaturës komuniste në Shqipëri, por edhe të historisë së CIA-s, është pa dyshim përpjekja që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës në gjysmën e parë të viteve 1950. Për dekada me radhë kjo është trumbetuar si një triumf i madh i regjimit të Tiranës ndaj imperializmit amerikan.
Për këtë përplasje është shkruar shumë mbi të famshmen “Radiolojë” të Sigurimit të Shtetit, janë xhiruar filma, janë botuar libra. U duk se kapakun e vuri një libër i Nicholas Bethel, i cili në vitin 1984 pohoi që operacionin për përmbysjen e regjimit të Hoxhës nga amerikanët e tradhtoi agjenti i shumëfishtë Kim Filbi.