Radio Europa e Lirë: Sali Berisha dëshmon në Prokurori për protestën e 8 janarit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Radio Europa e Lirë: Sali Berisha dëshmon në Prokurori për protestën e 8 janarit

18:07 | 13/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, është paraqitur të enjten, 13 janar, në Prokurorinë e Shtetit për të dhënë dëshminë e tij për protestat e fundjavës para selisë së Partisë Demokratike, të cilat shpërthyen në dhunë.

I ftuar në cilësinë e deklaruesit, Berisha u përgjigj ndaj pyetjeve të Prokurorisë për mbi dy orë.

Në hyrje të Prokurorisë, ai është pritur nga simpatizantët e Partisë Demokratike, një pjesë e të cilëve e mbështesin në betejën politike për të shkarkuar kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha nga udhëheqja e kësaj partie.

Read more

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

Ai i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë në Tiranë, e cila po heton rrjedhën e ngjarjeve të dhunshme të protestës së 8 janarit, kur Berisha kishte tentuar të hynte në selinë e PD-së.

Në deklaratën pas intervistës në Prokurori, Berisha theksoi se ka ofruar dëshmi se dhuna është nxitur nga njerëz të armatosur brenda selisë së PD-së, duke aluduar që përplasja ishte provokuar nga kampi i përkrahësve të Bashës.

Ai akuzoi Bashën për lidhjen e tij me figura të krimit.

“A e imagjinonit ju këtë njeri që të ishte kaq i hapur, kaq flagrant në lidhjet e tij me krimin?” deklaroi Berisha para gazetarëve duke akuzuar kryetarin e PD-së.

“Të pranojë të qëndrojë i rrethuar me vrasës, trafikantë, dhe një bandë në një kohë që mbrohej nga garda?…”

“Në qoftë se do të qëndrosh në politikë, s’mund ta bësh atë kurrë. Çfarë i premton vendit tënd? Krimin, dhe vetëm krimin,” deklaroi para gazetarëve Berisha.

Protestuesit duke tentuar që të futen në selinë e PD-së në Tiranë më 8 janar 2022.

Lufta direkte politike brenda PD-së, e ndarë në këto dy kampe, ka hyrë në muajin e dytë të zhvillimeve, të cilat kanë parë përplasje të ashpra mes përkrahësve të dy liderëve me veprime dhe kundër-veprime për të testuar fuqinë e tyre.

Përçarja e tyre ka filluar pas vendimit të Bashës për të larguar Berishën nga grupi parlamentar i partisë, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur Berishën persona non-grata për lidhjet e tij me korrupsionin, si dhe presionit amerikan ndaj PD-së për t’u distancuar nga Berisha.

Të premten para Prokurorisë është ftuar edhe Basha, i cili akuzon Berishën si organizator dhe nxitës të protestës dhe ndërhyrjes së dhunshme në selinë e PD-së. /REL/

Etiketa: prokuroriprotestaRELSali Berisha

Të Lidhura

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

nga 27
18:24 | 04/04/2026
0

Ndodhet midis Iranit në veri dhe Gadishullit Arabik në jug dhe është e vetmja dalje natyrore nga Gjiri Persik. Në...

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –

nga 27
17:40 | 04/04/2026
0

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –

nga 27
17:22 | 04/04/2026
0

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët...

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

nga 27
17:10 | 04/04/2026
0

Fisnik Asllani ka shënuar një supergol sot me Hofenheimin. Ishte minuta e 23-të e ndeshjes me Mainzin, kur sulmuesi i...

Para
U konfliktua me pjesëtarë të ekipit kundërshtar, jepet vendimi për Bonuccin

U konfliktua me pjesëtarë të ekipit kundërshtar, jepet vendimi për Bonuccin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

18:24 | 04/04/2026
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –

17:40 | 04/04/2026
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –

17:22 | 04/04/2026
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

17:10 | 04/04/2026
Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe… –

Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe… –

16:58 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –
  • Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –
  • Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –
  • Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –
  • Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe… –
  • Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –
  • Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com