Ra ky zjarr e u pamë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ra ky zjarr e u pamë…

12:33 | 03/04/2019
në Kryesore
0

“I mbani mend gështenjat e Tropojës?! Jo?! Ahh, je i ri ti… Kanë qenë më të mirat në botë!”

Nga Ermal Mulosmani

Para tre ditësh një zjarr i madh ra në masivin e gështenjave të Tropojës. Zjarri përfshiu një territor prej afro 200 hektarë dhe djegia vazhdoi për dy ditë pa u luftuar nga askush përveç lutjeve të banorëve të zonës për shpëtim… Shumë pak media e bënë të ditur këtë lajm. Për to ishte një nga 243 vatrat e zjarrit në tërë Shqipërinë…

Read more

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Sigurisht, kur bëhet fjalë për gështenjën dhe sidomos për masivin më të madh të Ballkanit, situata nuk mund të trajtohet me të njëjtin sensibilitet sikur edhe ca gëmusha apo shkurre në djerrinat e x apo y vendi. Gështenja është pasuria më e madhe ekonomike e banorëve të zonës.  Dhe jo vëtëm ekonomike.

“Masivi i gështenjave është kurora më e bukur rrëzë Alpve që shtrihet nga Lekbibajt deri në Shipshan, efektivisht cep më cep të zonës së Tropojës. Ekosistemi agro-pyjor i Tropojës” – na thotë specialisti më i njohur i zonës, kryetari i Shoqatës “Gështenjat e Tropojës”, Shpend Nikoçi që shton: “Masivi përbëhet nga 2860 hektarë në të gjithë rrethin. I përkiste i ish-Ndërmarrjes Bujqësore ka qenë masivi më i madh në tërë rajonin e Ballkanit dhe me homogjenitetin gjenetik më të lartë në Evropë…”.

Ndërsa po lexoja një tekst ndihmues që i kërkova Shpendit, po ndjeja në mes rreshtash pasionin për gështenjën dhe dhimbjen njerëzore për këtë katastrofë njerëzore.

“Gështenja është quajtur nga banorët e Tropojës prej shekujsh “Pema e bukës”. Të ardhurat nga gështenjat zënë peshën kryesore në të ardhurat e komunitetit të zonës malore duke tejkaluar të ardhurat nga pyjet, bimët medicinale, bujqësore, blegtorale dhe atë të agro-turizmit.

“Kultivari i Tropojës – na thotë Shpendi – përfaqëson vlerat më të larta gjenetike në të gjithë kultivarët  e species evropiane. Gështenja është i vetmi mall që çan në tregjet ndërkombëtare, që është gjithmonë e më i kërkuar dhe nuk njeh rënie të çmimit as në tregun ndërkombëtar e as në atë vendas”.

Aq e vërtetë është kjo që thotë Shpendi, sa, në kohët e partisë- shtet, udhëheqja e Tiranës e njihte Tropojën më së shumti si burimin e gështenjave të tyre. Thasët me gështenja vërshonin nga Tropoja për të gjithë drejtorucët e dikastereve që bënin ndonjë favor simbolik për varfërinë ekstreme të asaj zone.

E tani, një dorë e sinkronizuar, kriminale, vuri dorën mbi këtë pasuri të paçmuar. Një pjesë e konsiderueshme e masivit u dogj e tëra. Mjaft shtëpi në Geghysen rrezikuan djegien e tyre. Ishte vetëm solidariteti malësor që i shpëtoi. Dëmet ishin katastrofale. Mjedisi u shkatërrua, peisazhi u dëmtua rëndë, ekonomia e shumë fshatrave të asaj zone pësoi dëme të pakthyeshme…

Pushteti qendror dhe ai lokal, sipas zotit Nikoçi, e kanë braktisur me kohë gështenjën e Tropojës: “Masivi gjendet në moshën e pjekurisë dhe tejpjekjes, me gjendje biologjike të rënduar nga faktorët biotik dhe abiotik, e për pasojë, masivi po shkon drejt zhdukjes, Në këto kushte është e domosdoshme që, këtij ekosistemi t’i shtohet shkalla e mbrojtjes dhe përkujdesja teknike që ky ekosistem të ruhet si rezervë biologjike riprodhuese për të vijuar trashëgiminë gjenetike të këtij kultivari  dhe trashëgiminë natyrore të ekosistemit”.

Gështenja është në listën e kuqe të specieve të kërcënuara. Alarmi nga shoqata “Gështenja e Tropojës” është dhënë edhe për qeverisjen qendrore edhe për atë vendore.

Uroj që ky zjarr e ky alarm të ketë një efekt pozitiv të paktën, të ndërgjegjësoje ata njerëz vendimmarrës për krimin përfundimtar që po pregatitet të ndodhë, zhdukjen e gështenjës së Tropojës. Të parandalojnë djegiet, të rigjenerojnë masivin, të ndalojnë trafikun e lëndëve drusore, të parandalojnë sëmundjet, të dëgjojnë zërin e specialistëve…

Përndryshe gështenja e Tropojës do të jetë pas pak kohe si një legjendë urbane: “I mbani mend gështenjat e Tropojës? Jo, je i ri ti. Nuk kanë pasë shoqe në botë!”.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Ermal MulosmanigështenjatGështenjat e TropojësMasivi i gështenjave të TropojësRa ky zjarr e u pamë…Shpend NikoçiTropojë

Të Lidhura

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

nga 27
11:03 | 18/03/2026
0

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar nga Brukseli, ku ndodhet në një takim në selinë qendrore të Partisë Popullore Europiane (EPP), duke ngritur shqetësime...

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

nga 27
10:55 | 18/03/2026
0

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

nga 27
10:37 | 18/03/2026
0

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

nga 27
10:15 | 18/03/2026
0

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët...

Para
Fermerët në Lushnjë sërish në protestë, rruga lahet me qumësht (foto)

Fermerët në Lushnjë sërish në protestë, rruga lahet me qumësht (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

11:03 | 18/03/2026
Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

10:55 | 18/03/2026
Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

10:37 | 18/03/2026
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

10:15 | 18/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

10:01 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –
  • Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –
  • Champions League/Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com