Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Qytetet që na zënë brenda

Nga 27-shi 0

Nga Artan Fuga

Besoj se edhe qurravecët janë tani me shqetësimin tim tridhjetëvjeçar se po ndërtojmë qytete, që do të na zënë brenda.

Sepse, pashë një deputete që nxirrte lot krokodili për tragjedinë që po kalon vendi. Ka dekada që censuron pikërisht ajo, çdo përpjekje shkencore që kërkon të na ndalojë të shkojmë me budallallëk me kokë te muri.

Qeshim si të dehur, kur na venë punët mbroth, qurravitemi, kur na zë brenda e keqja.

Flukse piramidale demografike për t’u vendosur kombëtarisht në zona kënetore dhe moçalishte…

Qytete që na zënë brenda.

Të varrosim me dhimbje të vdekurit, për të cilët jemi nga pak të gjithë fajtorë dhe pastaj t’i thërrasim mendjes.

Kush është i çmendur tani, o deputete, ti apo unë? Kujton se harrohet çfarë ke bërë?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej