Qorrolli e Koci numërojnë arsyet pse Kurtit s’mund t’i ndalohet kandidimi për deputet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qorrolli e Koci numërojnë arsyet pse Kurtit s’mund t’i ndalohet kandidimi për deputet

11:10 | 23/12/2020
në Kryesore
0

Profesori Vigan Qorrolli dhe avokati Arianit Koci, hedhin poshtë zërat se me aktgjykimin e fundit të Kushtetueses, do t’i ndalohet liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Të dy vlerësojnë se në periudhën kur është kryer vepra, më 2015, dënimi me kusht e liron Kurtin nga pasojat juridike, sipas Kodi Penal të kohës.

Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj të 21 dhjetorit në rastin “Etem Arifi”, vendosi të ndalojë personat e dënuar për vepër penale në tri (3) vitet e fundit – të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kurti i është vërtetuar dënimi me kusht nga Apeli në shtator të 2018-s.
“Me të drejtë u ngritë dilema e pjesëmarrjes në zgjedhje të të dënuarëve me kusht në proceset gjyqësore të vitit 2018, në mesin e të cilëve edhe kryetari i LVV, Albin Kurti. U tha që ai nuk mund të kandidojë në zgjedhje meqë ka një dënim të plotëfuqishëm gjyqësor. Ani pse dënim me kusht dhe jo dënim efektiv me burg. Por këtë dilemë e ka të zgjidhur Kodi Penal i Kosovës dhe jurisprudenca kosovare. Dënimin me kusht – Kodi Penal i periudhës kur është kryer vepra penale nga z. Kurti, e për të cilën ai është gjetur fajtor nga Gjykata kompetente – e liron atë nga pasoja juridike. Neni 100, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës nr. 04/L-082 të vitit 2012 (të shpallur në Gazetën Zyrtare më 13.07.2012) thotë: {…} ‘Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi’”, ka shkruar Qorrolli në Facebook.
Sipas Qorrollit, parimi kushtetues është që “dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”.
“Prandaj vepra penale për të cilën është shpallur fajtor Albin Kurti e lejon atë të merr pjesë në zgjedhje dhe të certifikohet nga KQZ, nga ky institut juridik i paraparë me Kodin Penal të Kosovës, sepse vepra e kryer prej tij në vitin 2018 nuk krijon pasoja juridike”, shtoi Qorrolli.
Njëjtë, në Kodin Penal të periudhës kur është kryer vepra, “është kapur” edhe avokati i njohur, Koci.
“Vepra penale është kryer në vitin 2015, kur në fuqi ka qenë Kodi Penal nr. 04/L – 082, i cili në nenin 100 paragrafi 2, parasheh se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore. Kodi i ri Penal, Nr. 06/L-074, ka pësuar ndryshim. Në nenin 93 paragrafi 2, tani parashihet se pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, apo vërejtja gjyqësore. Dënimi me kusht me Kodin e ri, ka pasojë juridike, për dallim prej Kodit paraprak. Sidoqoftë, dispozitat ligjore lexohen dhe interpretohen në mënyrë sistematike”, ka shkruar Koci.
Sipas Kocit, për Kurtin duhet të vlejë neni 3 i Kodit Penal, ku parashihet: “ndaj kryesit zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (neni 3 par 1) ose, Në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm (neni 3 par 2)”.
“Vepra penale është kryer në vitin 2015. Prandaj, zbatohet ligji më i favorshëm – Kodi Penal, Nr. 04/L – 082, i cili thotë se pasojat juridike NUK parashihen kur kryesit i shqiptohet dënimi me kusht”, ka shkruar Koci./ KOHA

Read more

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Etiketa: avokati Arianit KociGjykata Kushtetuesekodi penallideri i Vetëvendosjes Albin KurtiProfesori Vigan Qorrolli

Të Lidhura

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

nga 27
15:31 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

nga 27
15:05 | 06/06/2026
0

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të...

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Para
Gjykata e Shkodrës lë në burg grupin Bajri, lirohet infermierja dhe mjeku

Përfundon gjykimi i dosjes Bajri, gjykata ul 1/3 e dënimit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com