Burime nga qeveria shqiptare bëjnë të ditur se nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e Strasburgut në raport me ngërçin, në të cilën ndodhet procesi i përzgjedhjes së kandidatit shqiptar për anëtar të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, raporton Ora News.
Në ditët e ardhshme pritet jo vetëm një qëndrim zyrtar i palëve, por edhe hapat e mëtejshme që do të ndërmerren për të çuar përpara procesin, thuhet nga burimi pranë qeverisë.
Genti Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama, janë tre juristët e përzgjedhur nga kryeministri Rama si kandidatë për anëtarë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.