Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh –

08:35 | 30/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –

Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

Nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jo bërthamore –

Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Duke përfshirë edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat që paguajnë qytetarët për financimin e shërbimit, vendi duhet t’i kishte të zgjidhura tashmë çështjet e furnizimit me ujë të pijshëm, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.

Nga rreth qindra projekte të financuara me kredi të huaja deri në vitin 2025, sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përthithur rreth 599 milionë euro në periudhën 1990–2025.

Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.

Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.

Ekspertët pohojnë se vetëm përgjysmimi i humbjeve do të sillte një rritje reale të furnizimit me 30–40%, pa ndërtuar burime të reja. Shumica e qyteteve të mëdha do të kishin 24 orë në ditë furnizim me ujë.

Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.

Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin./Monitor

Të Lidhura

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –

nga 27
13:36 | 29/04/2026
0

Një 16-vjeçar ka rrezikuar të mbytej në zonën e njohur si “Vaska e Marinës” në Shëngjin, por është shpëtuar falë...

Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

nga 27
13:34 | 29/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka njoftuar firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë italiane Ficantieri dhe kompanisë KAYO, për të...

Nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jo bërthamore –

Nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jo bërthamore –

nga 27
13:18 | 29/04/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin që të dakordësohet për një marrëveshje jo bërthamore, përndryshe, siç shprehet...

Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

nga 27
12:58 | 29/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka njoftuar firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë italiane Ficantieri dhe kompanisë KAYO, për të...

Para
Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren –

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –

Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –

13:36 | 29/04/2026
Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

13:34 | 29/04/2026
Nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jo bërthamore –

Nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jo bërthamore –

13:18 | 29/04/2026
Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

12:58 | 29/04/2026
Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian! –

Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian! –

12:44 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –
  • Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –
  • Nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jo bërthamore –
  • Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –
  • Shembulli se si pushteti socialist nuk është europian! –
  • Gjyqi për dosjen ‘SASPAC’, SPAK paraqet prova të reja për ish-ministrin Ilir Beqaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin –
  • Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com