Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve –

13:15 | 08/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Hallall kush e ka bërë –

UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –

I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –

Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë –

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka depozituar në Kuvend një paketë të re nismash ligjore që synojnë, sipas PD, përafrimin e interesit publik me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nismat u prezantuan nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili i cilësoi ato si një reagim ndaj, siç tha ai, modeleve qeverisëse që cenojnë interesin publik dhe favorizojnë interesa të caktuara.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sapo ka depozituar zyrtarisht sot në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Paketa ligjore përfshin:

1-Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.

2-Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

3-Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.

4-Shfuqizimin e disa dispoazitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Paketa që dorëzuam në Kuvend nuk është thjesht një nismë partiake e opozitës. Ajo sjell në Parlament zërin e shoqërisë që proteston kundër shkatërrimit të Shqipërisë nga një qeveri që deri më sot e ka trajtuar vendin si pronë private.

Kjo paketë sjell në Parlament zërin e shoqërisë që kërkon mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen e zonave malore nga babëzia qeveritare dhe nga interesat financiare të klientelës së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ne po risjellim në Parlament zërin e shoqërisë që është kundër ligjit për investimet strategjike, simbol i modelit ekonomik të Edi Ramës; një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private.

Besoj fort se shoqëria shqiptare duhet të hyjë në një fazë të re. Një fazë ku të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Në një fazë ku shoqëria nuk pajtohet me modelin e sundimit të më të fortit mbi më të dobëtin. Ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ku të sundojë shteti ligjor dhe jo ligji i xhunglës.

Këto katër nisma ligjore bashkojnë interesin e qytetarëve, të cilët këtë herë kanë bindje të ndryshme politike, ose nuk i përkasin asnjë partie. Këto nisma i bëjnë mirë Shqipërisë.

Pa ligjin e investimeve strategjike që shpërndan copa të Shqipërisë tek një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, Shqipëria do të jetë më e mirë.

Pa ligjet që i japin qeverisë mundësinë të cenojë zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe interesin publik, Shqipëria do të jetë më e mirë.

Por Shqipëria do të jetë vërtet më e mirë vetëm kur në krye të qeverisë të mos jetë më shkaktari i situatës së sotme.

Prandaj ka ardhur koha që Edi Rama t’i lejojë deputetët e mazhorancës të votojnë këto nisma. Ka ardhur koha të reflektojë. Ka ardhur koha që Edi Rama të japë dorëheqjen”, u shpreh Gazment Bardhi.

Të Lidhura

Hallall kush e ka bërë –

Hallall kush e ka bërë –

nga 27
14:09 | 08/06/2026
0

Në një kohë kur kryeministri Rama u bë viral për shkak të sulmeve që i bëri influencerave dhe bloggerëve, të...

Duhet t’a nisim nga vetja –

UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –

nga 27
13:49 | 08/06/2026
0

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar vjen nga UEFA, që i ka besuar një trupë arbitrash shqiptare drejtimin...

I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –

I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –

nga 27
13:43 | 08/06/2026
0

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur në GJKKO për të dëshmuar lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Gjatë dëshmisë...

Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë –

Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë –

nga 27
13:25 | 08/06/2026
0

Federata Shqiptare e Futbollit, prezantoi në “Shtëpine e Futbollit”, rezultatet e një studimi tepër të rëndësishëm të hartuar nga UEFA...

Para
Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë –

Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hallall kush e ka bërë –

Hallall kush e ka bërë –

14:09 | 08/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –

13:49 | 08/06/2026
I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –

I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –

13:43 | 08/06/2026
Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë –

Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë –

13:25 | 08/06/2026
Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve –

Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve –

13:15 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Hallall kush e ka bërë –
  • UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –
  • I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve –
  • Imazhi i Federatës ka ndryshuar shumë –
  • Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve –
  • Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hallall kush e ka bërë –
  • UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com