Qeveria që luan buxhetin në kumar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria që luan buxhetin në kumar

10:08 | 01/06/2019
në Opinion
0

Nga Klodian Tomorri

Përtej kostove të fryra jashtë çdo limiti, ka dhe një detaj tjetër djallëzor në kontratat e koncesionit për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Është një detaj në dukje i parëndësishëm, por në të vërtetë thelbësor. Bëhet fjalë për monedhën.

Çmimet në të dy kontratat janë në Euro. Por, marrëveshja parashikon se pagesat e qeverisë do të jenë në lekë. Kjo ka dy pasoja të rënda; së pari, rrëzon totalisht politikën e deeuroizimit. Nga njëra anë qeveria ka nisur një fushatë të gjerë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi. Por, nga ana tjetër kontrakton dy vepra publike me vlerë 336 milionë euro, ose sa 3 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kjo është çmenduri. E megjithatë nuk është pasoja më e rëndë. Pasoja më e rëndë është risku i kursit të këmbimit. Shkurt, qeveria ka vënë buxhetin e shtetit në kumar dhe fatura që mund të paguajnë qytetarët për këtë është shumë e rëndë.

Aktualisht euro në treg shitet me 123 lekë. Sikur kursi euro-lek të qëndrojë kaq sa është tani, qeveria do të paguajë për të dy kompanitë 41 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve si dhe interesat për dy kompanitë respektive. Por, çfarë ndodh, nëse euro forcohet ndaj lekut?

Nëse euro shkon 130 lekë fatura për qytetarët do të rritet automatikisht me mbi 2 miliardë lekë dhe kostoja e rrugëve shkon 43.6 miliardë lekë. Nëse euro shkon 140 lekë sa ka qenë në pjesën më të madhe të dekadës së fundit, atëherë fatura për qytetarët do të kërcente në 47 miliardë lekë, plot 6 miliardë leke ose 60 milionë dollarë më shumë vetëm si pasojë e kursit të këmbimit. Dhe gjasat që kjo të ndodhë gjatë një periudhe 13 vjeçare janë të mëdha. Mjafton të shihet se si ka lëvizur kursi euro-lek gjatë 13 viteve të fundit.

Si mundet një qeveri të luajë kumar me buxhetin e shtetit? Kjo është njësoj sikur të merren 60 milionë dollarë nga thesari i shtetit dhe të vendosen në bast për një ndeshje futbolli. Më tej akoma si mundet Banka e Shqipërisë të hesht përballë kësaj çmendurie?

Por, e gjitha kjo nuk është e rastësishme. Vendosja e kontratave në euro është kërkuar nga privatët dhe ka lidhje me koston e kapitalit. Kreditë në euro janë shumë më lirë se sa ato në lekë dhe një nga arsyet se përse janë kështu është pikërisht risku i kursit të këmbimit. Ndaj privatët kanë preferuar ta kenë kontratën në euro, pasi atë pjesë që do ta financojnë përmes kredive nga bankat e marrin më lirë. Dhe qeveria e ka pranuar duke vënë në rrezik buxhetin e shtetit dhe interesat e qytetarëve.

Së dyti, vënia e kontratave në euro mund të ketë edhe një qëllim më të zi. Atë të pastrimit të eurove të pista. Paratë që vijnë nga droga, korrupsioni apo burimet e tjera investohen në vepra publike dhe pastrohen taze nga buxheti i shtetit. Të paktën në një nga veprat, struktura e financimit përfshin 52 milionë euro kapital jashtë bankave, që në letra nuk figurojnë askund dhe vetëm qeveria e di se nga do vijnë.

Etiketa: buxhetieuroKlodian TomorrikumarMilot-BalldrenOrikum-DukatQeveriaQeveria që luan buxhetin në kumar

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Iku Meti i parodistëve të Vlorës, megjithë qypin me mjaltë… (film)

Iku Meti i parodistëve të Vlorës, megjithë qypin me mjaltë... (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com