Qeveria nuk paguan kontratat e rrugëve, detyrimet në fund të tetorit 2016 arrijnë në 24 mln euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria nuk paguan kontratat e rrugëve, detyrimet në fund të tetorit 2016 arrijnë në 24 mln euro

11:00 | 24/01/2017
në Uncategorized
0

Qeveria lë rrugët, rrugëve

Qeveria shqiptare nuk po përmbush angazhimin për të mos krijuar detyrimeve të prapambetura ndaj kontraktorëve të saj, teksa shihet se vetëm në 10 muaj, janar-31 tetor 2016, borxhi i akumuluar arriti ne 3.3 miliardë lekë ose 24 milionë euro. Më shumë se 75 për qind të këtyre detyrimeve i përkasin kontratave të papaguara në rrugë. Megjithatë borxhi i prapambetur mund të jetë edhe më i lartë pasi në monitorim për detyrimet e krijuara rishtas janë vetëm 16 ente publike, teksa qindra të tjera që kryejnë shpenzime nuk janë përfshirë në raportim.

Ministria e Transportit dhe infrastrukturës  raportoi që detyrimet për periudhën nga janar -31 tetor 2016 janë në vlerën 2 533.5 milion lekë, të krijuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), për 10 mujorin e vitit 2016 deklaron detyrime të krijuara rishtas në vlerën 1 817.3 milion lekë për:

  1. Kontrata studime projektime dhe oponencë, në vlerën 82.2 milion lekë, që kanë ardhur si pasojë e mos planifikimit të tyre në buxhetin e vitit 2016 nga ARRSH.
  2. Kontrata investimi (ndërtime, rikonstruksione) në vlerën 811.8 milion lekë, janë kontrata shumëvjeçare dhe buxhet i pamjaftueshëm për likuidimin e plotë të faturave, ndërkohë që kontraktorët vazhdojnë me avancimin e punimeve sipas grafikut të tyre.
  3. Supervizione punimesh, në vlerën 23.5 milion lekë, kanë lidhje me kontratat e ndërtimit.
  4. TVSH dhe kosto lokale, në vlerën 86.2 milion lekë.
  5. Vendime gjyqësore – në vlerën 139.2 milion lekë.
  6. Sinjalistika dhe të tjera – në vlerën 223.2 milion lekë.
  7. Kontrata mirëmbajtjeje – në vlerën 451.2 milion lekë.
  8. Ujësjellës Kanalizime, për 10 mujorin e vitit 2016 deklaron detyrime të krijuara rishtazi në vlerën 716.2 milion lekë:
  9. Për projektet me financim të huaj që ka të bëjë me pagesat të rimbursimit të TVSH-së dhe Kosto Lokale, 338.3 milion lekë.
  10. Për projektet me financim të brendshëm kryesisht në objektet për furnizimin me ujë të plazheve Durrës – Kavajë, 377.9 milion lekë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit  ka raportuar 19.9 milion lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë në disa institucione.

Ministria e Drejtësisë raporton që detyrimet për periudhën nga 01.01.2016 – 31.10.2016, janë në vlerën 201.1 milion lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të ndara sipas institucioneve si më poshtë:

Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave – 169.2 milion lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Nga AKKP është ngritur problemi për pamjaftueshmëri fondesh.

Mjekësia Ligjore raportoi  5.2 milion lekë detyrime. Aparati i Ministrisë së Drejtësisë ka raportuar 21.7 milion lekë detyrime që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Ministria e Shëndetësisë raportoi që detyrime të prapambetura për periudhën në vlerën 26.3 milion lekë, ndërsa ministria Bujqësisë 28 milion lekë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  raporton që detyrime 278.5 milion lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë në disa institucione.

Ministria e Energjisë dhe industrisë  raporton që detyrime në vlerën 54.1 milion lekë.

/monitor.al/

Etiketa: 24 mln euroborxhikontrata te papaguaraministriteQeveriarruget

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Llogaritë elektorale dhe ato personale të Ilir Metës në 18 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com