Qeveria krijon skemë të re për pensionet për të larguarit nga puna në vitet ’90 – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria krijon skemë të re për pensionet për të larguarit nga puna në vitet ’90 –

10:19 | 05/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet, duke u mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90 të përfitojnë nga pensioni kontributpagues.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u miratuan ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, ku u krijua edhe një skemë e re e quajtur skema e pensionit parcial kontribut-pagues të moshës.

Në këtë skemë do të futen qytetarët që janë larguar nga puna në vitet ’90, e të cilëve nuk u është njohur kontributi dhe për rrjedhojë nuk kanë plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh për të përfituar nga pensioni kontributpagues.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me këto ndryshime, të gjithë pensionistët do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Përmes tij [plotësim-ndryshimit të ligjit] do të adresojmë çështjet e pabarazisë disavjeçare të mosnjohjes të së drejtës pensionale në skemën pensionale të kontribut-paguesve për një numër të madh të pensionistëve të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vjetësh kontribut në ish-sistemin pensional. Për ta eliminuar këtë diskriminimin për të gjithë ata që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet ’90, si Qeveri po shtojmë një skemë të re pensionale, skemën e pensionit parcial kontributpagues”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se sipas vlerësimeve aktuale, kjo skemë është përllogaritur se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

Ai tha se lartësia e pensionit për skemën e re do të përcaktohet bazuar në vitet që pensionistët kanë kontribuar në Fondin Pensional, i cili është përvetësuar nga Serbia.

“Vlerësimet tona janë se aktualisht në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që marrin pension bazik, por që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontribut-pagues të moshës”, tha Murati.

Ministri Murati tha se shpreson që pasi këto ndryshime të dërgohen në Kuvend, deputetët t’i miratojnë shpejt ato.

“Me plotësim-ndryshimin e këtij ligji ne po e zhbëjmë këtë diskriminim sepse do t’iu mundësohet që për periudhën prej kur janë larguar nga puna e deri më 1 janar 1999, pra t’iu llogaritet drejt plotësimi i kushtit prej 15 vjetësh”, tha Murati.

Ndryshime sa i përket kushtit prej 15 vjetësh stazh janë kërkuar që një kohë të gjatë nga sindikatat e punëtorëve.

Pensionet në Kosovë sillen nga 100 deri në 265 euro.

Read more

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

Të Lidhura

nga 27
11:51 | 15/06/2026
0

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën brenda ambienteve të GJKKO-së, ku gjatë seacës gjyqësore të akuzuarit për...

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

nga 27
11:39 | 15/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përgatit arratisjen e Belinda Ballukut në një...

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

nga 27
11:25 | 15/06/2026
0

Një aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 08:45, në aksin rrugor Rrëshen-Reps, në “Rrugën e Kombit”. Burime policore thanë...

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

nga 27
11:17 | 15/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për akuzat që janë publikuar ne disa media në lidhje me “Malin e...

Para

Shira të rrëmbyeshëm godasin Kinën, 15 të vdekur (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

11:51 | 15/06/2026
Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

11:39 | 15/06/2026
U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

11:25 | 15/06/2026
Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

11:17 | 15/06/2026
Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori emrat e biznesmenëve e jo të qeveritarëve –

10:57 | 15/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –
  • Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –
  • U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –
  • Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –
  • Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori emrat e biznesmenëve e jo të qeveritarëve –
  • Mendje cekët, mendoni se u bë deki kos dhe qeveria po mbytet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –
  • Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com