Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritet të miratohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.
Të premten e kësaj jave është paralajmëruar se Ministria e Financave do ta përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.