Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzan Schutz kanë zhvilluar sot një takim në ambientet e Task Forcës Speciale Qendrore.
Gjatë takimit u theksua edhe njëherë bashkëpunimi mjaft i mirë që ekziston mes dy vendeve në fushën e shkëmbimeve policore.
Qeveria gjermane i dhuroi 200 mijë euro automjete dhe pajisje të sofistikuara Policisë së Shtetit shqiptar, ndërsa protokollin e dhurimit të tyre e nënshkruan në prani të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Këto mjete do të përdoren kryesisht nga Policia Kriminale dhe Task Forca Speciale, e cila është ngritur për të luftuar grupet kriminale në Shqipëri ose jashtë vendit.
Ambasadorja Schutz u shpreh se kjo dhuratë tregon në mënyrë simbolike bashkëpunimin më të mirë mes dy shteteve.