Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët për herë të parë drejtojnë ministrinë e Jashtme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët për herë të parë drejtojnë ministrinë e Jashtme

09:05 | 21/08/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi dhe investimet në shëndetësi do të jenë prioritetet e qeverisë së re në Shkup.

Kryesitë më të larta të LSDM-së dhe BDI-së kanë mbështetur marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit dhe kanë konfirmuar kandidatët për kabinetin qeveritar që do ta kryesojë mandatari Zoran Zaev. Në qeverinë e re në vend të 26 do të ketë 19 ministri, pra shtatë më pak. LSDM do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Drejtësisë, të Arsimit, të Shëndetësisë. Po ashtu të kësaj partie do të jenë edhe zëvendëskryeministri për çështjet evropiane dhe zëvendëskyeministri për çështje ekonomike.

Mandatari Zoran Zaev ka thënë se prioritete të qeverisë së do të jenë ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi dhe investimet në shëndetësi.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

“Shumica parlamentare do ta respektojë frymën e punës së përbashkët, e cila nënkupton konstruktivitet, dialog, respektim të mendimit ndryshe të bazuar në argumente dhe ndërtim të demokracisë konsensuale në vend të paralelizmave, etnocentrizmit dhe mbivotimit. LSDM dhe BDI tashmë i harmonizojnë platformat e tyre zgjedhore në programin e përbashkët qeveritar katërvjeçar”, tha Zaev.

Shqiptarët për herë të parë drejtojnë Ministrinë e Jashtme

Nga radhët e BDI-së, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistemin Politik, Fatmir Besimi ministër i Financave, Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë, Naser Nuredini ministër i Mjedisit.

“BDI si partnere kryesore në qeverinë e koalicionit do të japë kontributin në shumë projekte në të cilat do të përkushtohet qeveria e re. Fokusimi do të jetë në reformat në gjyqësi, spastrimi i gjyqësorit dhe kontrolli i origjinës së pasurisë të të gjithë funksionarëve. Gjithsesi fokusimi do të jetë edhe në reformat e domosdoshme për integrimin evropian të vendit”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Duke shtuar “Kjo qeveri do të vazhdojë rrugën drejt integrimit europian e partneritetit euroatlantik. Gjithashtu do të jetë gardiani i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Marrëveshjes paqësore të Ohrit, por edhe do të zbatojë veting në politikë dhe gjyqësor si dhe do të fokusohet në zhvillimin ekonomik”.

Opozita me kritika të hapura për qeverinë e re

Partitë opozitare shqiptare e kanë vlerësuar koalicionin e ri qeveritar si jo legal dhe legjitim pasi sipas tyre ka manipuluar vullnetin e votuesve. Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka thënë se rrugë tjetër nuk ka, përveç se rezistencë për të mbrojtur vlerat dhe për të pastruar nga skena politike antivlerat. “Nëse është e nevojshme ne si koalicion, bashkë me popullin do të organizojmë rezistencë. Rezistencë për ta mbrojtur lirinë. Për ta mbrojtur votën, verdiktin dhe ardhmërinë e gjithë qytetarëve këtu në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Zijadin Sela.

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi është i mendimit se kjo qeveri është e dobët dhe s’do mund të plotësojë mandatin katër vjeçar: “Pa legalitet dhe legjitimitet qeveria s’mund të ecë përpara dhe s’mund t’i përfaqësojë qytetarët e vet. Kjo qeveri është e ndërtuar mbi këmbë të qelqta dhe në goditjen e parë qelqi thyhet.”

Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski tha se ajo që bashkon koalicionin LSDM-BDI është krimi, korrupsioni dhe gënjeshtrat: “Zaev nuk ka asgjë të re për të ofruar, ne kemi një qeveri me kuadro kalimtare, të cilët do të vazhdojnë me krimin dhe korrupsionin. Që tani opinioni duhet ta dijë se na pret krizë më e madhe ekonomike pasi një miliardë euro për shpëtimin nga kriza me Covid-19 u shpenzuan për korruptim zgjedhor”.

Sipas marrëveshjes së arritur midis partnerëve të koalicionit qeveritar edhe në katër vitet e ardhshme kryetar i Parlamentit do të jetë deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Shumica e re parlamentare numëron 62 deputetë.

/DW/

Etiketa: “Maqedonia e VeriutArtan Grubibujar osmaniKreshnik Bekteshiministria e JashtmeNaser NurediniQeveria e re e Maqedonise se Veriut

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Vuçiç: Serbia para ultimatumit

Vuçiç paralajmëron Haradinajn: Në Shtëpinë e Bardhë s’ka njohje të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com