Qeveria braktisi Shëndetësinë në pandemi, shpenzoi 13 herë më pak se vendet e BE-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria braktisi Shëndetësinë në pandemi, shpenzoi 13 herë më pak se vendet e BE-së

17:11 | 18/01/2022
në Shqiperi
0

Nga Esmeralda Hida

Pandemia dhe tërmeti  rritën nevojën e qytetarëve për ndihmë ekonomike dhe shëndetësorë, por qeveria duke keqmenaxhuar fondet ka lënë popullin në mëshirë të fatit. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, qeveria jonë në të gjithë zëra, ka shpenzuar më pak për shëndetësinë dhe ndihmat ekonomike.

Kështu ne renditemi në vendin që shpenzon më pak për shëndetësinë, ndihmat ekonomike dhe arsimin, tre zërat bazike për mirëqenien e qytetarëve. Sipas një raporti të publikuar nga “Open Data Albania”, në Shqipëri shpenzohet 146 euro për frymë, ndërsa në europë 1,914 euro për frymë, 13 herë më shumë se në vendin tonë. Ndryshe nga çka pretendon dhe deklaron qeveria, shpenzimet për shëndetësinë nuk kanë njohur rritje të mjaftueshme, duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit dhe më të rrezikuar përball koronavirusit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ne qëndrojmë po kaq dobët edhe në shpenzimet për çështje ekonomike. Sipas të dhënave që ka nxjerr Eurostat për vendet e Europës dhe Ballkanit sërish ne qëndrojmë më dobët. Në europë qeveria shpenzon 1,204 euro për banor, ndërsa në Shqipëri shpenzon vetëm 144 euro/frymë, pra jemi 8.36 herë më dobët se ata.

Sikur është vënë shpesh në dukje edhe nga organizatat ndërkombëtare, në Shqipëri nuk bëhen shpenzimet e nevojshme për arsimin. Në vendin tonë shpenzohet vetëm 159 euro/ frymë për këtë zë, ndërsa në Europë minimalja është  1,274 euro/banorë, 8 herë më shumë se ne. Arsimi është një nga sektorët që po merr më shumë kritikat për keqmnenaxhimin, sidomos në vitet e fundit kur duket që ky sektor po shkon drejt shkatërrimit dhe nuk po përmirësohet.

Hendeku më i thellë mes shpenzimeve që bën qeveria jonë në raport me vendet europiane duket në zërin e mbrojtjes sociale. Konkretisht, në një shtet europian shpenzohen 5, 256 uro/ frymë, ndërsa në Shqipëri vetëm 455 euro për banorë, pra ne jemi 12 herë më dobët.  Këtu lind pyetja se ku i çon qeveria paratë që mblidhen nga taksapaguesit, kur qytetarëve iu mungojnë investimet për nevojat bazë.

Më dobët se Kosova

Shqipëria renditet në vendet më keq në menaxhimin e shpenzimeve edhe në raport me vendet e rajonit. Madje në zërat kryesorë ne jemi dhe më dobët se Kosova, edhe pse jemi formuar si shtet shumë vite më parë dhe presim që të na marrin shembull. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, në arsim Kosova investon më shumë se qeveria shqiptare, konkretisht në Kosovë shpenzohen 174 euro/ frymë, ndërsa në vendin tonë 159 euro/frymë.

Edhe në sektorin e Shëndetësisë ne nuk qëndrojmë më mirë se Kosova, shifrat janë gati të barabarta, ndërsa kushtet paraqiten më keq në vendin tonë. Konkretisht, në Kosovë shpenzohen 142 euro për banorë, pra ne jemi vetëm 0.02 herë më shumë.  Sa i përket shpenzimeve për çështjet ekonomie, Kosova qëndron shumë përpara nesh. Atje investojnë 200 euro më shumë se në vendin tonë.

Të gjitha këto të dhëna hedhin poshtë propagandat e qeverisë se në vitin e shkuar dhe në 2020 rritën shpenzimet buxhetore për shkak se investuan në shëndetësi, në fakt ky sektor është lënë “me sytë nga qielli”, duke bërë që ne të vuajmë dhe pasojat më të rënda shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pandemisë.

Etiketa: BEkostoShendetesoiShqiperia

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Lojtarët e pavaksinuar për Covid-19/ Atalanta gjen zgjidhje, do të udhëtojnë…

Lojtarët e pavaksinuar për Covid-19/ Atalanta gjen zgjidhje, do të udhëtojnë...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:31 | 16/03/2026
PD nuk do dalë me dy kandidatë në Lushnje –

Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

10:13 | 16/03/2026
Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

09:53 | 16/03/2026
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

09:29 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –
  • Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –
  • Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –
  • Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com