Ministria e Ekonimisë dhe e Financave prej disa ditësh vijon zbatimin e Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë. Ditën e sotme dhjetëra biznese të mëdha janë bllokuar, ndërsa një numër i konsiderueshëm personash janë vendosur në ndjekje penale.
Sipas të dhënave të publikuara, këto biznese janë debitorë ndaj shtetit dhe dyshohen për moslëshim kuponash tatimorë, evazion fiskal, fshehje të ardhurash etj.