Qeveria akoma nuk ka hartuar listën e 650 milionerëve, favorizohen – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria akoma nuk ka hartuar listën e 650 milionerëve, favorizohen –

12:50 | 17/02/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për të dalë nga skandali i madh që përfshiu të gjithë institucionet në vend pas publikimit të listave të pagave të qytetarëve shqiptar së bashku me të dhënat e tyre personale, qeveria ndërmori një aksion anti informalitet dhe paralajmëroi një sërë ndryshimesh ligjore e taksash të reja.

Duke qenë se databaza e pagave, zbuloi mashtrimin që i bëhej shtetit përpara syve të tatimorëve me nën deklarimin e pagave, për të mbuluar këtë skandal, kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Financave u kujdesën të nxirrnin strategjinë e re për taksimin e profesionistëve të lirë dhe të krijonin regjistrin e të pasurve, dhe në fokus do të ishte ballafaqimi i stilit të jetesës me të ardhurat që gjenerojnë këta individë.

Në një konferencë të zhvilluar më 16 maj 2022, kur po njoftoheshin rezultatet e aksionit Anti-informalitet që nisi pas daljes së pagave, kryeministri Edi Rama u shpreh se:-“ Ne do shkojmë më tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës. S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja”, tha Rama më 16 maj 2022.

Synimi ishte që brenda 3 viteszh të krijohej lista me 650 personat më të pasur në vend, dhe më pas të ardhruat e tyre do të hetoheshin me synim zbulimin e evazionit, nëse këta persona të pasur i kishin paguar taksat.

Sipas programit ekonomik 2022-2024 qeveria pati deklaruar se në vitin 2022 do të listohen 100 persona, më 2023 do të evidentohen edhe 200 dhe gjatë 2024 edhe 350 individë të pasur, duke e çuar listën totale në 650 individë.

Duke i studiuar stilin e jetesës synimi ishte të vërtetoheshin nëse këta individë që kanë pasuri, i kanë të ardhurat e deklaruara apo jo, në mënyrë që të mblidheshin më shumë taksa.

Por çfarë është bërë pas thuajse 1 vit nga ky premtim?

Premtimi ishte që plani i masave të bëhej publik në qershor 2022, se si do të veprohej. Por një fakt kjo deklaratë mbeti thjesht një komunikim mediatik. Pasi që prej asaj kohe nuk pati më asnjë të dhënë se çfarë po bën qeveria, nëse do e bënte regjistrin e të pasurve?

Brenda një viti qeveria nuk arriti të bënte listën me 100 individët e pasur, dhe nga ana tjetër të njëjtat objektiva të vitit të kaluar i shpreh edhe këtë vit.

“Ndërtimi i Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve (te tundshme & patundshme), me qëllim vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve, duke ndërtuar një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë. Ky proces do të kalojë nëpër 3 faza: a. Krijimi i një Regjistri asetesh me atributet përkatëse; b. Shkëmbimi i të dhënave me ëeb-service; c. Analiza e të dhënave me raportet BI”, thuhet në Programin e Reformave Ekonomike 2023-2025, i njëjti objektiv si në vitin e kaluar.

Edhe pse databasa e pagave vërtetoi qartësisht se shumë individë që kishin paga të larta deklaroheshin me paga minimale ose shumë të ulta se sa realisht merrnin, qeveria duket se i ka duart e lidhura përpara të pasurve përsa kohë ende ky proces nuk është finalizuar, dhe përsa kohë qeveria ende nuk ka vendosur një taksë mbi kapitalin e të pasurve.

Por ku çalon ky proces?

“Disa nga arsyet e zbatimit të pjesshem të Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve janë: 1. Mungesa e ëebservice-ve nga palët e treta; 2. Informacioni që merret manualisht, është i pastrukturuar; 3. Kryerja e ndryshimeve në sisteme për shkëmbimin e të dhënave sipas fushave të caktuara, me qëllim analizimin e të dhenave me raportet BI”, thotë ministria e Financave.

Pjesë e hetimeve të tatimeve për ngritjen e listës së të pasurve do të bëheshin të gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme. Dhe për këtë informacione do të merreshin nga Kadastra, DPSHTRR dhe autoritete të tjera për të parë nëse pasuritë e këtyre individëve ishin në përputhje me të ardhurat që ata deklaronin.

Aksioni që nuk nisi vjet, pritet të nis këtë vit sipas dokumentit të Minstrisë së Financave, duke theksuar se në lupë do të jenë të pasurit për të parë nëse shpenzimet e tyre apo stili i tyre i jetesës është në përputhje me të ardhurat që ata deklarojnë. Vetë qeveria ka deklaruar se ka individë që kanë goxha pasuri por që të ardhurat e tyre nuk e justifikojnë.

Qeveria favorizon të pasurit, dhe takson ushqimin

Në mungesë të listës së personave të pasur, shteti mund të ndërmerrte një tjetër nismë që do të shtonte të ardhurat në buxhetin e shtetit, dhe që është kërkuar shpesh edhe nga vetë socialistët, që është ajo e taksimit të kapitalit.

Prej vitesh Erion Braçe kërkon që qeveria duhet të shkojë drejt taksimit të kapitalit që kanë të pasuritë. Pra më saktë “taksë mbi pasurinë’, pasi sipas Braçes në mënyrën e taksimit ka pabarazi.

“Nuk mund të tatohet më pak, thjesht pse është më i pasur! Tatimet nuk duhet të nxisin pabarazi. Nuk duhet të thellojnë pabarazinë! Ne sot, tatojme pak e në menyre të sheshte, te ardhurat nga kapitali, nga pasuria! Kjo eshte e padrejtë! të ardhurat nga kapitali që nuk riinvestohet, janë para të vdekura, ushqejnë vanitetin, mburrjen! Une dua që paratë ti shkojnë punës, jo vanitetit! Drejtësia fiskale është instrumenti për këtë!

Kemi dy zgjedhje; ose mbledhim të gjitha të ardhurat-nga të ardhurat prej punes deri tek te ardhurat nga kapitali, dhe i tatojmë në shkallë progresive dhe kjo është drejtesi, ose rrisim tatimin e divitentit te pa riinvestuar-i sheshte dhe 8% eshte tejet i ulet. Duhet ta bëjmë tani; mbase jemi ne kohe per te frenuar pabarazine qe po rritet; pabarazia e bën këtë vend tmerrësisht te padrejtë, gërryen e rrënon demokracinë!”, shprehet deputeti socialist Erion Braçe në komisionin parlamentar të Ekonomisë më 3 nëntor 2022.

 

Kjo ide është e mbështetur edhe nga ekspertët të cilët pohojnë se taksimi i kapitalit rrit të ardhurat dhe nga ana tjetër e bën më të drejtë sistemin tatimor në vend.

Në një analizë të kryer së fundmi nga ALTAX mbi individët e pasur thuhet se ata janë të përjashtuar nga taksat përsa kohë i gjithë sistemi tatimor në vend është i përqendruar mbi konsumin e qytetarëve.

“Gjithmonë nëse duhet të jemi të bindur se ka ardhur koha që politika e taksave lehtëson sadopak marëdhëniet e tregut dhe kostot e jetesës së individëve në Shqipëri, më së pari theksojmë se barra tatimore është e varur nga tatimet e konsumit dhe jo nga tatimi mbi të ardhurat”, thuhet në analizën e bërë.

Në këtë analizë të bërë është shpjeguar edhe mënyra sesi përfitojnë të pasurit, dhe se si pasuria e tyre nuk taksohen në vend.

“Një individ i pasur në Shqipëri që është aksioner si në një biznes të vogël, por po ashtu edhe në një biznes të madh ndodhet përballë politikës tatimore, jo në pozicion të qartë lidhur me fatin e taksimit të tij si një kapitalist i pasur shqiptar.Duke u njohur me regjistrin e bizneseve shqiptare, vërehet lehtësisht se mbi 80 përqind e tyre janë me statusin tatimor si Biznes i Vogël apo i Mesëm me xhiro deri 14 milion lekë. Në këto biznese përfshihen me shumicë edhe aksionerë në kompanitë e mëdha apo individë realisht me të ardhura të larta që i përkasin vetëm 5% të popullsisë. Kjo kategori e bizneseve dhe individëve në Shqipëri aktualisht është e përjashtuar dhe praktikisht kjo super taksë nuk mund të zbatohet apriori mbi ta”, vijon më tej analiza.

Nëse kjo taksë do të miratohej ekspertët thonë se do të shpëtonin edhe qytetarët nga pesha e rëndë e inflacionit.

“Përkrahësit e kësaj mase tatimore, megjithatë besojnë se taksimi i të pasurve është një hap në drejtimin e duhur dhe duhet të shoqërohet me një mekanizëm efikas dhe efektiv të kontrollit të çmimeve për të shpëtuar konsumatorin përfundimtar nga pesha e inflacionit më të lartë. Ky është një nga momentet e pakta ku të pasurit mund të tatohen për të mbështetur ekonominë në rrënim në vend që të aplikohet barrë tatimore mbi të njëjtët tatimpaguesë që janë viktimat e barrës shtesë në çdo rast ku janë aplikuar norma të reja tatimore. Tashmë ata e ndajnë barrën tatimore me konsumatorët e thjeshtë nëpërmjet inflacionit dyshifror për produktet ushqimore.”, pohon analiza.

Nëse qeveria vendos të përcaktojë taksën e kapitalit sipas analizës do të mbështetej ekonomia përmes mbledhjes së taksave, zhvendos barrën e taksave nga të varfërit tek të pasurit; dhe promovon një kulturë të taksimit të atyre që jane përfituesit e mëdhenj nga subvencionet dhe lehtësimet tatimore.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
MCGonigal erdhi si varrmihës –

MCGonigal erdhi si varrmihës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

23:28 | 15/02/2026
Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

23:26 | 15/02/2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit –

23:10 | 15/02/2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

23:08 | 15/02/2026
Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –

Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –

22:18 | 15/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit –
  • Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –
  • Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –
  • Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com