Qershori i çdo shqiptari – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qershori i çdo shqiptari

19:37 | 15/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nga Alketa Ipeku (Dine)

Qershori i çdo shqiptari.
Për të gjithë shqiptarët e komunitetit çam , qershori është muaji i tyre. Muaji i kujtesës historike. Muaji i dhimbjes dhe mallit. Muaji i amanetit, i thirrjes së rrënjëve dhe gjakut.
Është e lehtë të flasësh ndoshta, për historinë e një komuniteti plaga e pambyllur e të cilit nisi më 27 Qershorin e 75 viteve më parë ,por dhe aq e vështirë kur kthen kokën pas e shikon heshtjen e atyre që kanë në dorë sot fatet e vendit.
Kam vite që marr pjesë në pelegrinazhin e çdo fund qershori në Qafë Botë apo në Kllogjër ku sot ndodhen dhe Varrezat Monumentale të cilat përkujtojnë atë genocid çnjerëzor ndaj popullsisë çame nga shovinistët grekë e çdo vit më duket ndryshe.
Ndiej afërsinë gjeografike e në të njëjtën kohë largësinë fizike. Largësinë që na vendosin barrierat e politikës fqinje të përtej kufirit, po dhe asaj të brendshme.
Në një ditë të tillë , dhe pse përkujtimore ndiej kënaqësi sepse komuniteti ynë është bashkë. Nuk na pengon e nxehta përvëluese e qershorit as pleqtë, as ne fëmijët e tyre e as fëmijët tanë. Janë tri breza që mblidhen e bashkë e nganjëherë dhe katër me gjithë largësinë e qyteteve nga vijnë e përsëri jemi aty e kur shihemi na duket se jemi takuar një ditë më parë e jo një vit.
Secili nga ne, ndjen thirrjen e zërit të të parëve, rrënjët e gjenezës së tij e është aty. Ajo ditë nuk i ka ndarë kurrë çamët në të majtë e të djathtë e as kësaj here s’duhet t’i ndajë .
S’duhet ta lejojnë këtë politikë të mbrapshtë t’i përdorë, përkundrazi ta detyrojnë atë të jenë krah komunitetit çam për të vendosur një trëndafil në Varrezat Monumentale.
Ndoshta mund të jetë dhe njē reklamë më e mirë për ata që i “përdorin“ kërkesat e këtij komuniteti në ditë fushatash elektorale dhe kurrë nuk kanë ardhur të respektojnë historinë e tyre.
Është koha që politikanët tanë të tregojnë respekti e mirënjohje për kolegët e tyre parlamentarë e këshilltarë të komunitetit çam , pavarësisht forcës politike që përfaqësojnë.
Është koha t’u tregojnë se nuk i duan thjesht për forcën e kartonit, por si njerëz me vlera dhe integritet.
Shpresoj që më 27 qershor (duhet të këtë parlament) jo një , por të gjithë deputetët me origjinë çame e jo vetëm, të mbajnë fjalimin e rastit në respekt të prejardhjes se tyre.
E ky është momenti të na respektoni.
Është momenti që të mblidhen bashkë të gjithë çamët në një ditë të tillë përkujtimore për të bindur të pabindurit që historia e Çamërisë nuk është thjesht një çështje.
Unë do jem sërish mes jush bashkëpatriotët e mi. Do jem se aty kam kuptuar që fëmijë, se Qafa e Botës është thjesht një pikë ndarëse me vendlindjen e gjyshërve të mi; do jem aty për gjyshen time 85 vjeçare që dhe pse me rrudhat e moshes dhe dhimbjen e saj e kthyen në kufi për shkak të marrëveshjeve të mbrapshta mes dy shteteve për shkak të toponimeve; do jem aty për fëmijët e mi.
Historia, dhimbja e trashëguar nga të parët tanë duhet të njihet e respektohet nga brezat e këtë duhet ta bejmë të gjithë bashkë.
Më 22 qershor ne duhet të jemi të gjithë bashkë në Qafë Botë. Kjo ditë nuk është vetëm e komunitetit çam, është pjesë e historisë së popullit shqiptar ndaj çdokush që e ndien veten patriot mund të na bashkohet sikundër çdo vit .
Sot është koha për Çamerinë !

Etiketa: 22 qershor27 qershorigenocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisëhistoria e cameriseQafë Botëshovinistët grekëvarrezat Monumentale të Kllogjeritvendlindjen e gjyshërve

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Prestigjozja gjermane “Spiegel”: Shqipëria, narko-shteti i Evropës

Prestigjozja gjermane “Spiegel”: Shqipëria, narko-shteti i Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com